BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetNdërrmarrësi & Tregti10 Pyetjet Më të Shpeshta për Largimin nga Puna

August 18, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/1-2.png

I dashur lexues, e marrim me mend që recesioni ekonomik mund të të vendosi përballë përgjegjësisë së shkurtimit të stafit. Prandaj, e gjejmë me vend që nëpërmjet këtij artikulli t’i japim përgjigje disa prej pyetjeve më të shpeshta rreth largimit nga puna.

 

1. Cilat konsiderohen shkaqe të arsyeshme të largimit nga puna?

 

Punëdhënësi duhet të ketë shkaqe të arsyeshme dhe të justifikuara që të largojë punëmarrësin nga puna. Mungesa e një shkaku të arsyeshëm i jep të drejtë punëmarrësit të përfitojë dëmshpërblim. 

Gjithsesi, mungesa e një shkaku të arsyeshëm nuk e ndalon punëdhënësin ta largojë punëmarrësin nga puna, mjafton të respektohen afatet dhe procedura e njoftimit. 

Neni 153 i Kodit të Punës përcakton zgjidhjen e kontratës me shkaqe të arsyeshme. Këto shkaqe përfshijnë:

  1. Të gjitha rrethanat e rënda që nuk lejojnë, sipas parimit të mirëbesimit, vazhdimin e marrëdhënieve të punës. 
  2. Kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të rëndë
  3. Kur punëmarrësi shkel detyrimet kontraktuale me faj të lehtë, në mënyrë të përsëritur, pavarësisht paralajmërimeve me shkrim të punëdhënësit. 

Në çdo rast Gjykata është institucioni kompetent që vendos mbi ekzistencën e këtyre shkaqeve për zgjidhjen e mënjëhershme të kontratës. 

 

2. Kur quhet kontrata e zgjidhur pa shkaqe të arsyeshme?

 

Neni 146 i Kodit të Punës përcakton zgjidhjen e kontratës pa shkaqe të arsyeshme, të cilat janë:

  1. Kur punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës
  2. Kur punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor
  3. Kur është shkelur ndalimi per diskriminim 
  4. Për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës. 
  5. Për motive të anëtarësimit ose jo të punëmarrësit në sindikatën e krijuar në bazë te ligjit ose për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit
  6. Kur nuk respektohet procedura e zgjidhjes së kontratës nga punëdhënësi

E drejta e punëmarrësit: Punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit brenda 180 ditëve nga dita e përfundimit të afatit. Nëse motivi zbulohet pas kalimit të afatit, punëmarrësi ngre padi brenda 30 ditëve nga dita e zbulimit të motivit. 

Detyrimi i punëdhënësit: Punëdhënësi ka detyrimin t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. 

 

3. Kur nuk mund të zgjidhet një kontratë pune?

 

Neni 147 i Kodit të Punës përcakton që kontrata nuk mund të zgjidhet kur punëmarrësi nuk ndodhet në punë në këto dy raste:

  1. Kur punëmarrësi është i paaftë për punë për një periudhë 1- vjeçare, pasi mund të jetë i shtruar në në spital, është me leje lindjeje është sëmurë dhe fakt e vërteton me raport mjekësor, etj.
  2. Kur punëmarrësi është me pushime të dhëna nga punëdhënësi, p.sh. leje vjetore, leje ditore, leje martese, etj. 

 

4. Çfarë procedure ndiqet për zgjidhjen e kontratës nëse punëmarrësi nuk ka një kontratë të shkruar?

 

Nësë punëmarrësi nuk ka një kontratë pune të shkruar, zgjidhja e marrëdhënies së punës bëhet nga punëdhënësi nëpërmjet procedurës që parashikon Kodi i Punës.

5. Çfarë procedure ndjek punëdhënësi për largimin nga puna?

 

  1. Punëdhënësi duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të pakten 72 orë para takimit dhe të bisedoje me të. 
  2. Në takim duhet ti parashtrojë punëmarrësit arsyet e vendimit dhe t’i japë mundësi të përgjigjet.
  3. Njoftohet zgjidhja me shkrim brenda 48 orëve deri në një javë pas takimit.
  4. Punëdhënësi njofton me shkrim dhe arsyet e zgjidhjes së kontratës

Mosrespektimi i procedurës nga punëdhënësi e detyron atë të dëmshpërblejë punëmarrësin me pagën e dy muajve, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme. Punëdhënësi e ka barrën e provës për respektimin e procedurës. Procedura nuk zbatohet në rastin e pushimeve kolektive por arsyet me shkrim duhet të jepen. 

 

6. Çfarë pasojash sjell zgjidhja e menjëhershme e kontratës pa shkaqe të justifikuara?

 

Neni 155 i Kodit të Punës përcakton pasojat e zgjidhjës së menjëhershme të kontratës pa shkaqe të justifikuara. Këto pasoja janë:

  1. Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do kishte fituar nëse marrëdhëniet e punës do kishin përfunduar sipas parashikimit në ligj ose në kontratë.
  2. Punëdhënësi ka të drejtë të zbresë nga paga të ardhurat që:
  • Punëmarrësi ka kursyer për shkak të ndërprerjës së punës, 
  • Nga një punë tjetër,
  • Prej të cilavë ai ka hequr dorë qëllimisht.

Gjykata vendos dëmshpërblimin deri në një vit pagë që i shtohet pagës që ai/ajo duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. 

Punëmarrësi ka të drejtë të ngrejë padi kundër punëdhënësit brenda 180 ditëve nga dita e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës. Nëse motivi është zbuluar pas kalimit të afatit, punëmarrësi duhet të ngrejë padi brenda 30 ditëve nga dita ë zbulimit të motivit. 

7. Cilat janë afatet e njoftimit nga punëdhënësi për zgjidhjen e kontratës pas fillimit të punës?

 

Afatet e njoftimit pas kohës së marrjes në provë përcaktohen në Nenin 143 të Kodit të punës

  • 2 javë – gjatë kohës së provës;
  • 1 muaj – gjatë 2 viteve të para të punës;
  • 2 muaj – mbi 2 vite punë deri në 5 vite punë;
  • 3 muaj – mbi 5 vite punë.
8. Cilat janë shpërblimet që merr një punëmarrës kur kontrata është zgjidhur në mënyrë të menjëhershme pa shkaqe të arsyeshme?

 

Nëse punëmarrësi ka punuar mbi 3 vjet, ai përfiton shpërblim për vjetërsinë (llogaritet sipas Nenit 145 të Kodit të Punës). 

Shpërblimi është ½ e pagës mujore për çdo vit pune të plotë. Ky shpërblim nuk fitohet nëse provohet se kontrata është zgjidhur me faj të punëmarrësit. 

 

9. Çfarë dokumentesh duhet të ketë një punëmarrës për t’ju drejtuar gjykatës?

 

  1. Kontrata individuale e punës
  2. Libreza e punës e plotësuar nga punëdhënësi pas largimit;
  3. Libreza e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të plotësuar nga punëdhënësi;
  4. Një kopje të listpagesave të kryera në bankën ku ai merr pagën;
  5. Çdo dokument tjetër që ai ka lidhur me çështjen në fjalë. 

 

10. Çfarë të bëj nëse është punonjësi ai që do të largohet?

 

Në këtë rast, duhet t’i kërkosh punonjësit të dorëzojë një letër dorëheqjeje. 

Jemi të vetëdijshëm që ai mund të jetë shumë i zënë me mbylljet e largimit, prandaj do t’i duhen realisht 5 minuta kohë të hartojë letrën e dorëheqjes te platforma Legit. 

Mjafton të ndjeki këto hapa:

  1. Të regjistrohet në platformë si përdorues
  2. Të gjenerojë dokumentin “Letër dorëheqjeje”
  3. Të shkarkojë dokumentin

P.s: Regjistrimi është falas! (: 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020