Këshilli i Ministrave – në mbledhjen e datës 18 mars – e caktoi ditën e sotme, pra 21 marsin, si ditë pushimi.
Ndër të tjera, në Vendimin Nr. 161, datë 18.3.2022 parashikohet:
“Dita e punës, datë 21.3.2022, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.”
Pra, data 21 mars nuk është festë zyrtare?
Festat zyrtare në Shqipëri janë:
- Festat e Vitit të Ri
- Dita e Verës
- Dita e Nevruzit
- E diela e Pashkëve Katolike
- E diela e Pashkëve Ortodokse
- Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
- Dita e Bajramit të Madh
- Dita e Kurban Bajramit
- Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
- Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
- Dita e Çlirimit
- Dita Kombëtare e Rinisë
- Krishtlindjet
Jo, dita 21 mars nuk është festë zyrtare, por pushimi i ditës së sotme do të zëvendësohet me ditë pune në një prej festave zyrtare të ardhshme.
A do të paguhet kjo ditë si “ditë pune në festë zyrtare”?
Në ditët e festave zyrtare (zakonisht) nuk punohet, ama paguhesh – të paktën ky është rregulli i parashikuar në Kodin e Punës.
Paragrafi i parë i vendimit parashikon se sot është ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, rrjedhimisht administrata e ka pushim.
Gjithsesi, subjektet private që ushtrojnë aktivitet ekonomik (persona fizik dhe/ ose juridik shqiptar ose të huaj) në vend mund të kenë vendosur të ndjekin për punonjësit e tyre të njëjtin skenar si administrata shtetërore, por jo sepse dita e sotme është festë zyrtare. Në këtë rast, dita e sotme do të zëvendësohet me ditë pune në një prej ditëve të festave zyrtare në vijim, për shembull “Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve” dhe nuk do të aplikohet pagë shtesë atë ditë.
Shumë ndryshime këto kohë, apo jo?!
E di çfarë nuk ka ndryshuar?
Fakti që mund të shkarkosh FALAS guidën elektronike “Punësimi në Shqipëri”.
Lexohemi në ndryshimet e rradhës. Deri atëherë, mund të na ndjekësh në rrjetet tona sociale: