BloguBurime LigjoreKontratat & Transaksionet3 Këshilla Ligjore që Elon Musk do t’i Kishte Parasysh Po të Ishte Punëdhënës Shqiptar

November 2, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/11/3-Keshilla-Ligjore-qe-Elon-Musk-do-ti-Kishte-Parasysh-Po-te-Ishte-Punedhenes-Shqiptar.png

Elon Musk, ose ndryshe aksioneri kryesor i Twitter-it, dukshëm i ka trazuar ca ujëra që prej zyrtarizimit të blerjes së aksioneve të shoqërisë. 

Teksa je duke lexuar këtë artikull, Musk mban vendin e parë në Google Trends dhe shqetësimet e punonjësve të Twitter-it se mos ndoshta krejt papritur, largohen nga puna.

Në këtë ekonomi, me të drejtë shqetësohen, ama ne nuk i dimë planet e aksionerëve të Twitter-it dhe as përmbajtjen e kontratës së punës që kanë nënshkruar; prandaj nuk po ja lejojmë vetes të shprehemi për largimin nga puna të disa punonjësve përtej oqeanit. 

Ama, me shumë siguri mund të themi se punëdhënësit në Shqipëri duhet të kenë parasysh këto pika përgjatë procesit të rekrutimit, punësimit dhe largimit të punonjësve nga puna.

  1. Rekrutimi është sfidues, thjeshtoje me Marrëveshje Konfidencialiteti!
  2. Nënshkrimi i kontratave nuk del kurrë nga moda!
  3. Ligji është i interpretueshëm, por jo gjithmonë!

 

  1. Rekrutimi është sfidues, thjeshtoje me Marrëveshje Konfidencialiteti!

 

E marrim me mend se për të punësuar punonjësin e duhur ke kaluar në filtër disa CV dhe faza interviste, ama tani që e ke gjetur, ki parasysh të ruash me të njëjtin përkushtim konfidencialitetin e informacioneve të rëndësishme të sipërmarrjes tënde. 

Prandaj, për këtë të vjen në ndihmë Platforma Legit, në të cilën mund të hartosh Marrëveshje Konfidencialiteti në 5 minuta!

 

Kur të duhet një marrëveshje konfidencialiteti?

 

Ka 101 rrethana kur ju duhet të nënshkruani një marrëveshje për ruajtjen e informacionit konfidencial, por ne po listojmë shkurtimisht disa prej tyre:

  • Paraqitja e modelit të biznesit ndaj investitorëve për mundësi financimi
  • Ndarja e informacionit privat në lidhje me funksionimin e një biznesi me investitorët e mundshëm
  • Ndarja e informacionit për klientët e një kompanie të caktuar
  • Ndarja e të dhënave dhe informacioneve të ndjeshme të përdoruesve, me kontraktorët dhe konsulentët për të ndihmuar në përmirësimin e performancës së një biznesi
  • Ndarja e informacionit me gazetarët përpara prezantimit të një produkti
  • Lejimi i punonjësve të laboratorit të analizojnë të dhënat e pacientëve
  • Ndarja e informacionit me një publicist ose agjenci marketingu

 

Po marrëveshja e konfidencialitetit çfarë është?

 

Marrëveshja e Konfidencialitetit (NDA) është një kontratë e zbatueshme ligjërisht, që krijon marrëdhënie konfidenciale midis palëve – “Dhënësit” dhe “Marrësit” – për përdorimin konfidencial të informacionit të shkëmbyer midis tyre.

 

2. Nënshkrimi i kontratave nuk del kurrë nga moda!

 

Nënshkrimi i kontratave është më shumë çështje ligjshmërie, se sa vlerësimi subjektiv. Pra, nëse ligji parashikon se ju duhet të nënshkruani kontratë pune me punonjësit tuaj, ju duhet t’i bindeni ligjit dhe të përpiloni një kontratë pune (me shkrim) brenda 7 ditëve nga dita e punësimit.

Me Platformën Legit konsiderojeni këtë proces të kryer brenda 5 minutave, mjafton të regjistroheni dhe përzgjidhni nga libraria e dokumenteve ligjore Kontratë Individuale Pune”.

 

3. Ligji është i interpretueshëm, por jo gjithmonë!

 

Nëse pyet juristët dhe avokatët se çfarë i pëlqen më shumë rreth profesionit të tyre, është pak por e sigurt se do të të thonë ‘interpretueshmëria e ligjit’. Kjo e fundit është edhe pjesa e tyre më pak e preferuar (ama jo te gjithë e pranojnë, dhe jo se kanë nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti… 🙂 ).

Ligji mund të jetë i interpretueshëm, ama kjo nuk do të thotë që punëdhënësit mund t’i largojnë në çdo kohë punonjësit e tyre. Shkurtimisht, ka disa afate kohore që duhet të respektoni nëse mendoni të largoni dikë nga puna. (Ky informacion mund të jetë i vlefshëm edhe për Elon Musk.)

  • Përgjatë kohës së provës, punonjësi duhet njoftuar për vendimmarrjen tuaj, 2 javë para  largimit nga puna.
  • Nëse është i punësuar prej 2 vitesh, punonjësi duhet njoftuar për vendimmarrjen tuaj 1 muaj para largimit nga puna.
  • Nëse ka nga 2 deri në 5 vite punë, punonjësi duhet njoftuar për vendimmarrjen tuaj 2 muaj para largimit nga puna.
  • Nëse ka mbi 5 vite punë, punonjësi duhet njoftuar për vendimmarrjen tuaj 3 muaj para largimit nga puna.

Ne urojmë që të dëgjojmë gjithmonë e më pak për largime nga puna, e gjithmonë e më shumë për njerëz që nënshkruajnë dokumente ligjore për të siguruar ligjshmërinë e marrëdhënieve të tyre.

Platforma Legit është një regjistrim larg, gjithmonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020