Burime Ligjore5 Filma që duhet të shikojë çdo i apasionuar pas ligjit dhe së drejtës

July 16, 20210

Profesioni avokatit duket shumë magjepsës nga ekrani. Shpesh ndodh të shikosh në pjesë filmash që kamera  fokusohet vetëm në figurën e një avokati të shkëlqyer duke mbajtur fjalime të jashtëzakonshme. Prandaj ky nuk do të jetë postimi tipik i blog-ut që sugjeron Avokatin e Djallit. Pavarësisht se në të vertetë, ai film është shumë i mirë.           

  1.    The Reader (Lexuesi)

Kate Winslet fitoi çmimin ‘Aktorja më e mirë’ për rolin e Hanna Schmitzh, ish- rojen e Aushvic-it që pati një lidhje të shkurtër me Michael, studentin e ri në moshë që e mësoi të lexonte. Vite me vonë, të dy ritakohen në procesin gjyqësor prej ku Hanna dënohet me burgim të përjetshëm. Megjithatë, ky nuk është një tjetër film për Holokaustin, as për dashurinë.

Në këtë film regjizori i kërkon publikut të mendojë si një avokat. Shoqëritë rregullohen nga ligjet, pavarësisht sa të kufizuar mund të jënë këta të fundit në interpretim. Çfarë në të ardhmen mund të konsiderohet ‘e drejtë’ apo e ‘gabuar’ ka rëndësi vetëm nëse ligjet e kohës i kanë shërbyer apo jo civilizimit. Për këtë arsye, të vetmet vlera që duhen mbajtur janë edukimi dhe leximi.

2.    The Woman in Gold (Gruaja në Ar’)

Ky film është kreykëput i bazuar në një histori të vertëtë, që prej fillimit e deri në fund kur gjykata jep vendimin për çështjen. Filmi nis me këmbënguljen e refugjates Çifute, Maria Altmann, dhe avokatit të saj, Randy Schoenberg, të cilët padisin qeverinë Austriake. Padia e tyre lidhej me të drejtën e Maries për të marrë një pikturë që Gustav Klimt kishte bërë për hallën e saj, e cila ishtë marrë forcërisht nga ushtria naziste pak përpara Luftës së Dytë Botërore.

Kinematografia është e ngrohtë në ngjyra. Sa për subjektin, me shumë mundësi çdo student i ligjit do ta gjejë veten duke mbajtur shënime për traktatet ndërkombëtare, arbitrazhin, dhe trashëgiminë. Sigurisht që ka për ta lexuar edhe çështjen Austria kundër Altman, ku trajtohet koncepti i ‘imunitetit Shtetëror’ dhe parimi i prapaveprimit.  

  1.     Era d’Estate (Ishte Verë)

Cfarë bën kur të shteron kurioziteti Intelektual?

Ne në Legit i rikthehemi zanafillës! Sa herë të kesh dyshime për studimet e tua, apo ndjen se ke humbur besimin në sistemin ligjor shqiptar – mere ditën pushim dhe shiko këtë film!

Paolo Borsellino dhe Giovanni Falcone janë padyshim dy nga figurat më të rëndësishme të së drejtës. Të ashpër dhe të papërkulshëm  ndaj çdo kërcënimi të jashtëm. Italianët do të të kujtojnë edhe një herë se ke bërë zgjedhjen e duhur! Ligji dhe e drejta ka nevojë për të gjithë ne.

  1.       American Gangster (Gangsteri Amerikan)

Këtu nuk ka nevojë t’i biem gjatë. Mjafton të dish që:

          Filmi bazohet në një histori të vërtetë.

          Në role kryesore janë Denzel Washington dhe Russell Crowe.

          Në asnjë film tjetër nuk do të shikoni integritet profesional më shumë se këtu!

5. Too big to fail (Shumë të mëdhenj për të dështuar)

Krizën ekonomike mund ta urrejmë, por jo një film që trajton krizën e 2008-ës në sektorin e hipotekave. Lehman Brothers (Vëllezërit Lehman) ishte një nga firmat më të rëndësishme në sistemin bankar të Shteteve të Bashkuara, aq sa falimenti i saj e thelloi edhe më shumë Recesionin e Madh ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020