BloguBurime LigjoreBurime për Start UpNdërrmarrësi & Tregti6 Mënyra për të Financuar 1 Startup

July 29, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/07/1-7.png

Një startup është një sipërmarrje në fazat e para të veprimtarisë së saj. Mendojeni si një biznes të sapo-themeluar, që për t’u zhvilluar ka nevojë për kapital, e më konkretisht kapital startup-i. 

 

Çfarë është kapitali për një startup?

 

Kapitali është shuma e nevojshme e parave, që i duhet një startup-i të sapo-themeluar, në mënyrë që të zhvillohet në treg. Në fund të fundit, suksesi i një startup-i varet në masë të madhe nga aftësia e tij për të tërhequr investime. 

 

Cilat janë burimet financiare që ekzistojnë në ekosistemin e startup-eve? 

 

Në fakt, janë disa. Le t’i hedhim një sy listës më poshtë:

1.Vetëfinancimi

 

Vetëfinancimi nënkupton sigurimin e fondeve të nevojshme për financimin e startup-it tuaj të sapokrijuar, nëpërmjet kursimeve personale. 

Vetëfinancimi është lloji më i zakonshëm i financimit që përdoret nga shumica e startup-eve. Kjo formë ju jep mundësinë që, si themelues, të keni  kontroll të plotë mbi sipërmarrjen tuaj, pa patur nevojë që t’i jepni aksione pronësie dikujt tjetër. Megjithatë, nëse startup-i juaj do të dështojë, atëherë ju do të humbisni të gjitha fondet që keni investuar në startup.

2. Bankat

 

Financimi i startup-it nëpërmjet bankave vjen në formën e kredive të dedikuara për bizneset e vogla apo ato të mesme. Zakonisht, bankat ofrojnë kredi standarte, të cilat shlyhen bashkë me interesat e përcaktuar nga banka.

 Ky lloj financimi ju lejon gjithashtu të ruani pronësinë e plotë mbi startup-in tuaj. Disavantazhi i këtij lloji të financimit është se bankat mund të hezitojnë të japin hua për ato startup-e që nuk kanë financa të forta në bilancet e tyre. Në fund të fundit, bankat duhen të sigurohen se ju do të jeni në gjendje të shlyeni kredinë e marrë në formë huaje bankare. 

Një tjetër faktor që mund t’i shtyjë bankat drejt mos-miratimit të kredive është mungesa e likuiditeti të startup-it tuaj në fazën e tij të hershme, që mund të shkaktojë vështirësi në shlyerjen e detyrimeve – përfshirë këtu, pagesën e kredisë bankare.  

3. Angel Investors (Investitorët  Engjëj)

 

Angel investors/Investitorët Engjëj janë individë të pasur që ofrojnë mbështetje financiare për startup-et në fazat e tyre të hershme, në këmbim të një pjese të pronësisë mbi startup-in. 

Investitorët enjgjëj nuk ofrojnë vetëm kapital, por edhe njohuri, përvojë, dhe mundësi rrjetëzimi, pasi shumica e tyre janë profesionistë biznesi me një gamë të gjerë burimesh. Një nga disavantazhet e pranimit për financim nga investitorët engjëj është përsëri kufizimi i pronësisë mbi startup-in tuaj. Ju i detyroheni një investitori engjëll pronësi dhe fitime nga aksionet. 

4. Venture Capital/Investim kapital rrisku

 

Venture Capital/Investim kapital rrisku është një lloj investimi privat që përfshin investime në startup-e të cilat gjenden në fazat e hershme të tyre, në këmbim të një pjese të pronësisë së atij startup-i. 

Ky lloj financimi është i ngjashëm me investitorët engjëj, pasi duke i dhënë një pjesë të pronësisë investitorëve, ju nuk do të keni kontroll të plotë mbi startup-in dhe do t’ju duhet të ndani një pjesë të fitimeve të ardhshme me investitorët. 

Ekzistojnë faza të ndryshme të financimit me kapital rrisku, në varësi të rritjes/fazës suaj së startup-it. Këto faza të ndryshme quhen financim në seri

Financimi në seri nënkupton mbledhjen e shumave të mëdha të kapitalit, për të mundësuar rritjen e biznesit. 

Fazat e financimit në seri janë:

  • Seed funding/Financimi fillestar – Financimi fillestar i referohet raundit të parë zyrtar të rritjes së kapitalit. Ky kapital përdoret më pas nga themeluesit e startup-eve për të financuar veprimtaritë e para të kompanisë, si për shembull studimin e tregut dhe zhvillimin e produktit fillestar.
  • Seria A e financimit – Pasi startup-i juaj të ketë hyrë në fazën e rritjes, përfshirë këtu krijimin e një databaze përdoruesish, apo identifikimin e treguesve kyç të performancës, ai konsiderohet se është gati për Serinë A të investimeve, për t’u rritur edhe më shumë si biznes. 

Kapitali i mbledhur nga Seria A e financimit përdoret më pas për optimizimin e databazës së përdoruesve dhe përmirësimin e produkteve/shërbimeve të saj. 

Në thelb, në këtë raund financimi, themeluesit e startup-eve përpiqen të kuptojnë se si ta monetizojnë edhe më shumë biznesin e tyre.

  • Seria B e financimit – Ky raund financimi i referohet një faze sekondare, pasi startup-et të kenë kaluar fazën e tyre të zhvillimit dhe janë në përpjekje për t’u zgjeruar.

Me fjalë të tjera, kjo fazë tergon se startup-i ka qenë i suksesshëm në zhvillimin e databazës së përdoruesve dhe është koha për një zhvillim dhe zgjerim të mëtejmë. 

Kapitali i mbledhur në këtë raund financimi përdoret më pas për të rritur edhe më shumë kompaninë, në mënyrë që të përballojë rritjen e klientelës dhe shtimin e përdoruesve të rinj.

  • Seria C e financimit – Nëse startup-i juaj ka arritur në këtë fazë të financimit, atëherë urime! Ky është tregues suksesi! 

Kapitali i mbledhur nga Seria C e financimit përdoret për të ndihmuar kompaninë të zhvillojë produkte të reja, të blejë biznese të tjera, dhe të zgjerohet në tregje të ndërkombëtare. 

Në këtë raund të financimit, i gjithë fokusi i investitorëve dhe themeluesve të startup-it është në përgatitjen e shoqërisë për një IPO të mundshëm (listimin e saj në bursë).

  • IPO/Oferta publike fillestare/listimi në bursë – Listimi në bursë i referohet procesit të ofrimit për herë të parë të aksioneve të një shoqërie private ndaj publikut të gjerë. 

Në thelb, kjo nënkupton kalimin e pronësisë së kompanisë nga privatja në  publike, duke i dhënë mundësinë çdo investitori të blejë dhe të shesi aksione të kësaj shoqërie në bursë. 

 

Investitorët dhe themeluesit e startup-it kanë mundësi financiare për ta bërë publike shoqërinë e tyre. Duke mbledhur kapital nëpërmjet IPO-së, ata mund ta rrisin edhe më shumë biznesin e tyre, ose të tërhiqen nga pjesmarrja shoqëri, pasi një IPO e suksesshme është strategjia ideale e daljes për shumicën e investitorëve fillestarë.

5. Grantet

 

Grantet janë një formë e ndihmës financiare për startupet, që nuk rrezikojnë të drejtat e pronësisë së themeleve mbi to. Burimet e granteve mund të jenë të ndryshme, përmendim këtu mbështetjen me grante nga qeveria, apo vetëofrimin e lehtësuesve kombëtarë e ndërkombëtare të ekosistemit, të cilët i financojnë startupe-t jo vetëm se besojnë në idenë e tyre, por dëshirojnë gjithashtu të stimulojnë rritjen ekonomike dhe të shtojnë burimet e ofrimit të të mirave publike. 

 

6. Crowdfunding/Financimi nga publiku

 

Financimi nga publiku është një mënyrë e rritjes së kapitalit të një startup-i nëpërmjet publikut. Platforma dhe faqe të ndryshme interneti mundësojnë ndërveprimin e themeluesve (lexo:mbledhës fondesh) me publikun e gjerë, që në këtë rast merr rolin e financuesit. 

Këto platforma ndjekin modelin “gjithça ose asgjë”. Sipas kësaj mënyre financimi, nëse themeluesit arrijnë të mbledhin shumën e parave të vendosur si objektiv, atëherë ata mund ta marrin fondin e mbledhur, në të kundërt – nëse nuk arrihet objektivi, të gjithë financuesit (lexo:publiku) do të marrin paratë mbrapsht. 

 

Cilat janë format më të shpeshta të financimit?

 

Në vitin 2018, pothuajse 78% e startup-eve në Evropë u financuan nga kursimet personale të themeluesve të tyre. Për krahasim, 26% prej tyre morën financim nëpërmjet investimeve të kapitalit të rriskut/venture capitalists, 29% nga investitorët engjëj dhe rreth 20% u financuan nga subvencionet qeveritare. Ndërsa vetëm një  numër i konsiderueshëm i startup-eve – më konkretisht rreth 18% e tyre – mori financim nga publiku/crowdfunding.

 

Po mendon për mënyra financimi pasi lexove këtë artikull?

 

Investitorët i ke një klikim larg! 

Platforma e ndërtuar nga AlbaniaTech të jep mundësi të eksplorosh ekosistemin e startup-eve dhe të gjesh investitorin që i përshtatet nevojave të tua.

Ki parasysh se duhet ta konkretizosh të gjithë idenë e sipërmarrjes në një PLAN BIZNESI. 

Të gjithë investitorët kërkojnë të sigurohen me anë të një plani biznesi, i cili zakonisht përmban:

  • Modelin e biznesit
  • Strategjinë financiare
  • Nevojat financiare
  • Planifikimin e shpenzimeve
  • Objektivat dhe qëllimet e sipërmarrjes

Te Legit mund të hartosh një Plan Biznesi, për 5 minuta.

Si?

  1. Regjistrohu si përdorues
  2. Kliko “Krijo Dokument”
  3. Krijo Planin e Biznesit

Financim të suksesshëm! 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020