Unë kam studiuar ligj ndërkombëtar për shkak të zhvillimit të vazhdueshëm të ligjit dhe së drejtës. Përpara fillimit të rrugëtimit akademik, besoja tmerrësisht se sapere aude duhet të ishte norma bazë dhe parimi themelor për çdo student.
Sigurisht, në atë kohë kisha pak njohuri rreth terminologjisë latine, por falë kuriozitetit tim, bleva Fjalorin e Termave Ligjorë, nga latinishtja në shqip, të cilin mund ta porosisni në shop.legit.al në komoditetin e divanit tuaj (supozoj).
Më pas, profesorët e Fakultetit dhe Neni 4 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë më ngatërruan me informacionin se në fakt, kjo e fundit është norma bazë dhe ligji më i lartë i Shtetit. Madje le të bëjmë më mirë një diskutim për këtë gjë, por më parë duhet t’a porosisësh këtu. Përfiton edhe një zbritje madje si shpërblim për kuriozitetin tënd.
Tani jam kryesisht e angazhuar në fushën e kërkimit sepse më jep kënaqësi, njohuri dhe më duket sfiduese. Për këtë i detyrohem këtyre dy librave, sepse më kanë informuar për një zhvillim multidimensonal të së drejtës dhe zbatim ndryshe të ligjit. Së dyti, sepse i konfirmova vetes që po, sapere aude është në të vërtetë norma bazë.