Burime LigjoreBurime për Start UpNdërrmarrësi & TregtiTë Dashur Sipërmarrës, 2022-i është Viti i Startup-eve

January 24, 20220

Softueri po përpin botën,” është shprehur Marc Andreessen në vitin 2011. Tani, të gjithë mund të konfirmojmë plotë zëri se, në të vërtetë, softueri e hëngri botën për të inkubuar problemet, për të shumëfishuar mundësitë dhe për të dhënë zgjidhje eficente.

Në fund të këtij artikulli, të gjithë do të pajtohemi me fjalinë “Startup-et do të pushtojnë botën”. Këshillohet që të lidhni rripat e sigurimit, sepse ky do të jetë një udhëtim global me shpejtësi të plotë.

Startup-et në Shqipëri
  • Në vitin 2022, sipërmarrësit e rinj do të kenë (shpresojmë) një ligj të veçantë, mbështetës ndaj iniciativave të tyre në biznes.
  • Së shpejti, Shqipëria do të ketë një kuadër ligjor dhe institucional të përshtatshëm për ngritjen dhe zhvillimin e Startup-eve që sjellin risi në çdo fushë,  me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.
  • Startup-et e regjistruara do të mbështeten financiarisht me fonde buxhetore në formën e granteve, si dhe nga burime të tjera, pas një procesi përzgjedhjeje konkurruese dhe transparente.
  • Asistencë ligjore falas do t’u ofrohet themeluesve të rinj nëpërmjet shërbimit One-Stop-Shop.
Startup: Një Udhëtim Rreth Botës
  • Financimi i sipërmarrjeve të reja do të vazhdojë, por investimet do të jenë në një fluks monetar më të vogël në krahasim me vitin 2021. Sipas parashikimeve, investimet do të arrijnë vlerën midis 300 miliardë dollarëve (shuma totale e investimeve në vitet e mëparshme) dhe 650 miliardë dollarëve – të investuara në vitin e kaluar.
  • 30 kompani priten të dalin me ofertë publike në vitin 2022.
  • Fintech do të vazhdojë të mbajë fronin në industrinë digjitale. Sipas parashikimeve, investimet në këtë sektor do të vazhdojnë të jenë të larta, edhe më shumë se 131 miliardë dollarë, që ishin vitin e kaluar. 
  • Kripto do të vazhdojë të jetë kripto. Industria e kriptomonedhave do të vazhdojë rritjen e saj në terrene të sigurta dhe fitimprurëse.
  • Siguria kibernetike kushton, por ia vlen. Për startup-et e sigurisë kibernetike në industri: 21.8 miliardë dollarë ishin investimet në 2021 (një rekord më vete). Parashikimet thonë se investimi i këtij viti do t’a thyejë këtë rekord.
  • Startup-et në fushën e bioteknologjisë, pasurive të paluajtshme dhe ato të sektorit të jetëgjatësisë do të jenë ato që do të përthithin më shumë investime në 2022-in.

Përgjithësisht, investimet dhe vetë startup-et (në industrinë e teknologjisë)  do të vazhdojnë të rriten në mënyrë progresive. Si sot vitin që vjen, ne do t’i ri-kthehemi këtij postimi për të kontrolluar të gjitha parashikimet sa më sipër. Nëse dëshironi t’i bashkoheni nismës, abonohuni këtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020