BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetA Ka Nevojë Biznesi i Vogël për Marrëveshje Konfidencialiteti?

October 8, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/10/A-Ka-Nevoje-Biznesi-i-Vogel-per-Marreveshje-Konfidencialiteti.png

Sipërmarrësit e kanë të pashmangshme ndarjen e informacioneve konfidenciale me punonjësit, bashkëpunëtorët apo investitorët e tyre. Zakonisht, janë drejtuesit e bizneseve të mëdha, ata që përdorin Marrëveshje Konfidencialiteti (NDA), për ruajtjen e këtyre informacioneve, megjithatë – nuk përjashtohen edhe themeluesit e bzneseve të vogla nga përdorimi i këtyre dokumenteve ligjore. Dhe sa mirë, sepse një NDA është instrument më i rëndësishëm në biznes! 

Legit këshillon që të nënshkruani një NDA përpara nënshkrimit të çfarëdo dokumenti apo kontrate tjetër, qoftë një kontratë pune, kontratë license, kontratë nënkontraktimi, apo plan biznesi.

 

Çfarë është Marrëveshja e Konfidencialitetit?

 

Marrëveshja e Konfidencialitetit është një kontratë ligjërisht e detyrueshme midis palëve, e cila ndalon ndarjen e informacionit, që në dokument cilësohet si konfidencial, me palë të tjera. 

 

Klasifikimi i NDA-ve

 

  1. Të njëanshme – ruhet informacioni i vetëm njërës palë.
  2. Dypalëshe –  Ruhet informacioni i të dyja palëve.
  3. Shumëpalëshe- Ruhet informacioni i disa palëve.

 

Kur duhet të përdorni një NDA?

 

Nënshkruani një NDA sa herë që hyni në marrëdhënie:

  • Punësimi – Marrevëshjet e Konfidencialitetit për punonjësit janë të rëndësishme nëse përgjatë punësimit do të ndani informacione sensitive lidhur me zhvillimin e produktit, listat e klientëve, strategjitë e marketingut, sekretet e prodhimit të produktit, etj.  Një NDA siguron që këto  informacione të ruhen nga njohja e konkurrentëve tuaj me to.
  • Nënkontraktimi – Pavarësisht kohëzgjatjes së bashkëpunimit tuaj apo llojit të projektit, një NDA ruan konfidencialitetin e çdo informacioni që do të shkëmbeni. 
  • Ortakërie – Partnerët e biznesit janë personat që, kanë potencialin më të lartë për t’u njohur me sekretet e sipërmarrjes. Prandaj, për të ruajtur konfidencialitetin e informacioneve të shkëmbyera, ju duhet të nënshkruani NDA me njëri-tjetrin.  
  • Investimi – Sa herë që vendosni të kërkoni investitorë për sipërmarrjen tuaj, duhet të konsideroni hartimin paraprak të një NDA-je, në mënyrë që të parandaloni ndarjen e çdo informacioni me ndonjë konkurrent të ardhshëm.
  • Gjyqësore ose arbitrazhi – Çfarë ndodh me informacionin në rast se midis jush dhe partnerit të biznesit lind një konflikt?! Gjasat janë që të bëhet i ditur për palët e treta! Prandaj këshillohet nënshkrimi paraprak i marrëveshjes së konfiencialitetit, në mënyrë që procesi gjyqëor të mos ndikojë në zbulimin e informacionit.

 

Çfarë lloj informacioni mbrojnë NDA -të?

 

Marrëveshjet e konfidencialitetit mbrojnë informacionin, që nuk duhet t’i zbulohet publikut. Përmendim këtu pronësinë intelektuale, si: formula, modele, sekrete tregtare, programe kompjuterike etj. Gjithashtu, këto marrëveshje mbrojnë metodat e prodhimit, informacionin e marketingut, kontaktet e klientit/shitjes, informacionin e biznesit, strategjitë e biznesit, informacionin e produktit dhe shërbimit, detajet e transaksionit dhe informacione të tjera financiare. 

Në çdo rast, marrëveshja duhet të përcaktojë qartë se cilat informacione mbron.

 

Konkluzione

 

Një marrëveshje konfidencialiteti është një marrëveshje e rëndësishme për të mbrojtur informacionet sensitive, pavarësisht nga modeli i sipërmarrjes. Duke marrë parasysh që çdo sipërmarrës ka ide, procese dhe mënyra unike të të bërit biznes, një NDA i mbron ata nga publikimi ose përdorimi i këtyre informacioneve nga konkurrentët.  

Në rast se një prej palëve shkel marrëveshjen e konfidencialitetit, atëherë pala tjetër, që është dëmtuar nga ky veprim, gëzon të drejtën e dëmshpërblimit. 

 

Të duhet një marrëveshje konfidencialiteti?

 

Hartoje te app.legit.al!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020