BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetA Më Duhet Një Kontratë Shërbimi?

August 10, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/1.png

“Lumturia e jetës tënde varet nga cilësia e mendimeve të tua.”

– Marcus Aurelius, Meditimet

“Interesat ekonomike dhe ligjore të një projekti varen nga kontrata e shërbimit.”

– Legit, Kompani e teknologjisë ligjore

Një lexuese e blogut na u drejtua: 

Legit, dua të nënkontraktoj dikë për të më bërë ilustrimet dhe grafika të tjera për marketimin e produktit tim në rrjete sociale. A më duhet një kontratë shërbimi?

Ne nuk i dhamë përgjigjen tipike të juristëve (lexo: “varet”), por i thamë shumë qartë: “PO!”. Për të ruajtur konfidencialitetin e personit dhe bisedës së bërë me të, ky postim do të shtjellojë më tej, për lexuesit #legit, 2 zgjidhjet që ofruam ne:

  1. Nënkontraktimi: A më duhet një kontratë shërbimi?
  2. Zgjidhje Legit: Kontrata e Shërbimit

 

Çfarë është një Kontratë Shërbimi?

 

Kontrata e Shërbimit është një marrëveshje që rregullon interesat ekonomike dhe ligjore të Ofruesit të Shërbimit dhe Klientit/Porositësit.*  

 

Kontrata e Shërbimit rregullon:

 

  • Natyrën e ofrimit të shërbimit
  • Modalitetet e pagesës 
  • Të drejtat dhe detyrimet e palëve

 

Kontrata e Shërbimit – Liria Kontraktore 

 

Në momentin që palët duan të hartojnë një kontratë, ligji i parë të cilit i referohen është Kodi Civil, i cili ka dispozita të përgjithshme për marrëdhënien kontraktore, dhe dispozita të veçanta për disa lloje kontratash.

Kontrata e Shërbimit nuk rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil. Por, hartimi i saj duhet të bëhet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil. Si është e mundur?

Në vetvete, ligji parashikon rregulla të përgjjithshme për t’i orientuar (dhe shpesh detyruar) palët drejt një marrëdhënieje të sigurt ligjore. Megjithatë, zhvillimi shoqëror dhe interesat e biznesit nuk varen gjithmonë nga pandryshueshmëria e ligjit, prandaj Kodi Civil ka të parashikuar parimin e “lirisë kontraktore” si një instrument që mund të përdoret nga palët për të nënshkruar midis tyre çfarëdo marrëveshje që duan.

Në ushtrimin e lirisë kontraktore, palët nuk duhet të nënshkruajnë kontrata që janë në kundërshtim me:

  • Parimet e së drejtës
  • Legjislacionin në fuqi
  • Rendin publik në vend

Liria kontraktore u lejon palëve që të përcaktojnë lirisht përmbajtjen e kontratës, duke respektuar kufijtë e vendosur me ligj. Si rrjedhojë, palët mund të hartojnë lirisht një Kontratë Shërbimi për aq kohë sa kanë arritur në një vullnet të përbashkët për kushtet kontraktore, dhe nuk e vendosin njëra-tjetrën në kushte të pabarabarta.

 

1. A më duhet një Kontratë Shërbimi?

 

Kontrata e Shërbimit është dokument i rëndësishëm për personat dhe/ose bizneset që ofrojnë shërbime, veçanërisht atëherë kur marrëveshja orale mbi kushtet e ofrimit të shërbimeve nuk mjafton për të përmbushur kërkesat e palëve mbi përmbushjen e detyrimeve dhe modalitetet e pagesës.

E thënë shkurt: PO, të duhet një kontratë shërbimi, pavarësisht nëse je në cilësinë e ofruesit të shërbimit apo klientit.

Për Shembull

Marku është një përkthyes ligjor i regjistruar në Platformën Legit dhe ofron shërbime përkthimi në disa gjuhë. Sapo përfundoi regjistrimin në seksionin “Gjej Avokat” (seksion ku mund të regjistrohen të gjithë profesionistët e ligjit, jo vetëm përkthyesit), Marku hartoi një Kontratë Shërbimi duke përdorur seksionin “Dokumente ligjore”. 

Dua të jem i sigurt në punën që bëj. Me shërbimet që ofroj dhe klientët e mi nuk bëj kompromise. Faleminderit që më thjeshtuat kohë.”, na shkroi Marku, pasi shkarkoi Kontratën e Shërbimit.

 

Çfarë duhet të përfshij në një Kontratë Shërbimi?

 

Kontrata e Shërbimit duhet t’i përgjigjet nevojave të palëve. Kushtet e parashikuara në të duhet të jenë të qarta për të shmangur keqinterpertimet dhe ta bëjnë kontratën lehtësisht të zbatueshme. Për këto arsye, një Kontratë Shërbimi duhet të përmbajë:

  • Të dhënat e palëve
  • Përshkrimi i shërbimeve që do të ofrohen
  • Afati kohor i ofrimit të shërbimeve
  • Informacione mbi pagesat, si p.sh. sa duhet të paguhet dhe kur
  • Skema e pagesës së shumës së transaksionit
  • Rastet e dëmshpërblimit dhe garancitë
  • Kohëzgjatja e kontratës
  • Të drejtat e pronësisë mbi produktin final, nëse është e rëndësishme
  • Referimin në një marrëveshje konfidencialiteti,(opsionale)
  • Datat ndërmjet së cilave do të zbatohet marrëveshja
  • Çfarë përbën shkelje të kontratës
  • Dispozita mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
  • Ligjin e zbatueshëm
  • Nënshkrimet e të dyja palëve

Kontratat e Shërbimit, mund të hartohen, por pa u kufizuar, për ofrimin e këtyre shërbimeve:

  • Shërbime ligjore
  • Shërbime software-ike
  • Shërbime financiare
  • Shërbime biznesi
  • Shërbime marketingu

Për shërbimet e drejtpërdrejta, – si për shembull, angazhimi i një profesionisti për t’ju ndërtuar faqen e internetit – këshillohet që përshkrimi i shërbimeve të bëhet në mënyrë të detajuar.

Në raste të tjera kur vetë lloji i shërbimeve e bën më të vështirë përshkrimin e tyre në mënyrë të detajuar, si për shembull, angazhimi i një profesionisti për të ndërtuar, mirëmbajtur dhe shkruar përmbajtjen e faqes suaj të internetit; palët mund të parashikojnë më shumë dispozita për përshkrimin e shërbimeve, si për shembull natyrën e përmbajtjes së informacionit dhe frekuencën e postimeve.

 

Kush mund të jetë një ofrues shërbimesh?

 

Një ofrues shërbimesh mund të jetë një person ose kompani që ofron shërbime profesionale ndaj një klienti. Në Kontratën e Shërbimit, palët bien dakort të ofrojnë shërbime në shkëmbim të kompensimit (çmimit).

Në varësi të llojit të shërbimit të ofruar, palët duhet të parashikojnë kushte të veçanta për natyrën e informacionit që do të shkëmbejnë (nëse ai klasifikohet konfidencial apo jo) dhe mjetet e realizimit/ofrimit të shërbimit, për shembull, nëse do të përdoren software të veçantë apo jo.

Çdo profesionist që ofron këshilla dhe shërbime profesionale ndaj një pale tjetër përkundrejt një pagese, konsiderohet “Ofrues Shërbimi” në rolin e konsulentit, juristit, avokatit, ekonomistit, financierit, etj.

 

Kush mund të jetë klient?

 

Klienti është pala tjetër në kontratë, që ka nevojë për kryerjen e shërbimeve të caktuara. Klienti është i detyruar të paguajë tarifën e shërbimit sipas kushteve të përcaktuara në kontratë, dhe nëse është e nevojshme, t’i sigurojë ofruesit materialet e nevojshme për realizimin e shërbimit.

 

5. Zgjidhje Legit: Si të hartoj një Kontratë Shërbimi?

 

Ashtu sikurse Marku (lexo më sipër) kushdo (që është mbi 18 vjeç) mund të hartojë një Kontratë Shërbimi në Platformën Legit. 

Si?

  1. Regjistrohu në Platformë (si Individ ose Biznes)
  2. Kliko butonin “Krijo dokument” dhe harto kontratën
  3. Shkarko dokumentin

Po, kaq e thjeshtë! 

Përgjatë hartimit të kontratës, Legit të qëndron pranë (jo si një qenie mistike e padukshme), duke të diktuar pyetje, që ti do t’i përgjigjesh duke hartuar kështu klauzolat e kontratës.

Pyetjet shoqërohen me shpjegime të shkurtra orientuese që mund dhe/ose duhet të japësh, për të hartuar një Kontratë Shërbimi që i përgjigjet nevojave të tua dhe kërkesave të legjislacionit në fuqi. 🙂 

Jo vetëm Kontratë Shërbimi! 

Seksioni “Dokumente Ligjore” në Platformën Legit të mundëson gjenerimin e këtyre dokumenteve:

Shpërndaje me miqtë, nëse ky postim ishte i vlefshëm për ty! 

 

*Në përditshmëri mund të përdoret termi “Porositës”, megjithëse “Klienti” dhe “Porositësi” në terminologjinë ligjore nuk janë i njëjti subjekt, dhe as kontratat që nënshkruajnë këto palë nuk janë të njëjtat. Më shumë rreth kontratës së porosisë mund të lexoni këtu. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020