BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetNdërrmarrësi & TregtiA Mund të Bëj 2 Punë? Apo Po Kërkoj Shumë?!

August 15, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/1-1.png

Duhet ta themi: shpresojmë që që personi që shpiku idenë e punës të jetë penduar thellësisht!

Tani i kthehemi realitetit: Njeriu duhet të punojë për të mbijetuar në këtë botë! Fatkeqësisht nuk mund të blejmë kafe me një buzëqeshje. (E trishtë!)

Ama mund ta nisim ditën me një buzëqeshje pavarësisht se çmimet e shtëpive janë rritur në stratosferë vitet e fundit, frutat dhe perimet janë kthyer në të mira luksi, për të mos folur pastaj për çmimin e energjisë elektrike apo faturën e ajrit të kondicionuar që do të pasojë këto ditë përvëluese vere, ndërkohë që gjithmonë e më shumë njerëzit po shqyrtojnë vazhdimisht opsione për të shtuar burimet e të ardhurave. 

Kujdes: Mos të të ngrijë buzëqeshja në fytyrë! Në këtë artikull do të të tregojmë si mund të bësh më shumë se një punë!

Kujdes: Legit nuk po advokon për idenë e të pasurit më shumë se një punë. Por në rast se dëshironi ose duhet të gjeni një punë të dyte,  shpresojmë që ky blog t’ju ofrojë njohuritë bazë ligjore rreth të paturit dy punë në Shqipëri (si dhe disa këshilla bonus për organizimin e kohës).

A mund të bëj dy punë njëkohësisht?

 

Përgjigjia e shkurtër: Po. 

Përgjigja tipike e avokatëve: Varet.

Nëse jeni të punësuar në Shqipëri, Kodi i Punës është ligji që rregullon kushtet e punësimit. Kontrata e punës është një marrëveshje ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit, e cila rregullon marrëdhënien e punës dhe përmban të drejtat dhe detyrimet e palëve.

Neni 26 i Kodit të Punës parashikon detyrimin e besnikërisë, për të mbrojtur interesat legjitime të punëdhënësit. Kjo do të thotë se punonjësi ka detyrimin pozitiv të mos kryejë asnjë punë që do të dëmtonte punëdhënësin ose do t’i bënte konkurrencë të drejtpërdrejtë atij. Nëse nuk është ky rasti dhe ju nuk keni nënshkruar një kontratë pune që ju ndalon të bëni dy punë, atëherë nuk ka arsye për panik dhe mund të vazhdoni me moonlighting.

Moonlighting i referohet kryerjes së një pune të dytë jashtë orarit normal të punës. Ky fenomen nuk rregullohet në mënyrë eksplicite nga legjislacioni shqiptar, duke e lënë atë në kuadrin e politikave të brendshme. Prandaj, vendimmarrja i takon diskrecionit të punëdhënësit nëse ata lejojnë një punësim dytësor të punëmarrësve të tyre. 

Nëse politika e brendeshme e kompanisë ku jeni, nuk kërkon informim dhe/ose miratim të punëdhënësit, ju nuk jeni të detyruar ligjërisht të informoni këtë të fundit për punën tuaj të dytë.

Pra, hapi i parë që duhet të bëni nëse jeni duke menduar për të gjetur një punë të dytë është të konsultoheni me kontratën tuaj të punës nëse ka ndonjë klauzolë që ndalon punësimin e dyfishtë apo nëse kompania ka një politikë kundër moonlighting, ose kërkoni një avokat te Legit.al që t’ju ndihmojë me këtë çështje.

Duke supozuar se nuk ka konflikt interesi dhe nuk ndikon në performancën tuaj në punën tuaj kryesore, atëherë nuk ka përsë të ketë arsye për ndalimin e një punonjësi që të punojë në një punë të dytë.

Puna e parë + Puna e dytë = Taksat?

 

Ki parasysh DIVA-n (jo këngën e Beyonce-s) nëse do të bësh dy punë!

Çfarë është DIVA?

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) është një formular vetëdeklarimi që plotësohet për llogari të Administratës Tatimore, me qëllim deklarimin e të ardhurave për arsye tatimi, nga:

    • Individët që janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
    • Individët jorezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, me burim në Republikën e Shqipërisë.
    • Individë që janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

 

 A mund të më pushojnë nëse punoj një punë të dytë?

 

Po – por ju mund të pushoheni në çdo moment, pavarësisht nëse punoni një ose pesë punë. 

Moonlighting jo vetëm që mund të ndalohet, por nëse zbulohet se jeni duke punuar në një punë të dytë, punëdhënësit kanë të drejtë t’ju pushojnë nga puna për shkeljen e çdo politike ose marrëveshjeje të shkruar – edhe nëse nuk jeni duke vjedhur sekrete tregtare ose klientë, nëse puna juaj e dytë është në të njëjtën fushë me punën tuaj kryesore, mund të duket se jeni duke punuar për një konkurrent, dhe për rrjedhojë, duke ndarë sekretet tregtare.

Pra, për të shmangur çdo konflikt interesi të perceptuar, jini shumë të kujdesshëm se për kë zgjidhni të punoni në punën tuaj të dytë.

Për ta përmbledhur, këto janë situatat strikte që mund të rrezikojnë t’ju pushojnë nga puna:

  • Nëse filloni biznesin tuaj ose punoni për një kompani që konkurron me punëdhënësin tuaj aktual ndërsa kryeni në thelb të njëjtat detyra për ta, ndoshta do të pushoheni nga puna ose do t’ju thuhet të ndaloni aktivitetet konkurruese.
  • Nëse përdorni burimet e kompanisë ose pronën për një punë tjetër.
  • Nëse puna e dytë çon në ulje të produktivitetit ose performancës në punën tuaj tjetër 

Nëse gjërat janë të paqarta, kini parasysh se sipas ligjit shqiptar, një punonjës (duke përjashtuar ata që kanë kontratë pune me shkrim ose janë punonjës të qeverisë) mund të pushohet nga puna në çdo kohë, me ose pa shkak. Në thelb, ju mund të pushoheni për pothuajse çdo gjë nëse e mendoni thellë këtë gjë.

Si të balanconi jetën duke punuar 2 punë në të njëjtën kohë?

 

Nëse keni dritën jeshile për të bërë dy punë, atëherë pika tjetër e agjendës duhet të jetë “Si ta bëj një punë të dytë?”

Të themi të drejtën, nuk është një detyrë e thjeshtë të kesh një ekuilibër punë-jetë nëse ⅔ e ditës tënde i kushtohet vetëm punës (prandaj, mund të jetë një përdorim i gabuar i fjalës balancë). 

Gjëra për t’u bërë:

  • Menaxhoni oraret tuaja – menaxhoni me sukses kohën tuaj dhe organizoni detyrat tuaja për secilën punë. Komunikoni me punëdhënësit tuaj për disponueshmërinë tuaj, për të mos rrezikuar që takimet tuaja të mbivendosen me njëri-tjetrin dhe planifikoni kohën tuaj të pushimit me të dy punëdhënësit tuaj për të pushuar plotësisht dhe për të ngarkuar.
  • Balanca punë-jetë: Kushtojini një kohë të ditës tuaj vetëm jetës suaj personale, qoftë ajo familja, marrëdhëniet, shëndeti ose kujdesi për veten. Ndajeni kohën vetëm për këto gjëra specifike, dhe as mos mendoni për të punuar 3 punë!

Si konkluzion, pavarësisht se në Shqipëri është praktikisht e ligjshme të punosh dy punë në të njëjtën kohë, regjistrohuni në Legit për t’u konsultuar me një avokat dhe rishikoni kontratat tuaja të punës për të kuptuar implikimit ligjore. 

E fundit, por jo për nga rëndësia, nëse doni të jeni pa stres dhe të keni zero punë, shkoni te Legit dhe hartoni letrën tuaj të dorëheqjes në më pak se 5 minuta. 

P.s: Është falas! 😉

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020