Burime LigjoreA Mund të Pushohem Nga Puna me Këtë Veprim? Çfarë Duhet dhe nuk Duhet të Bësh si një Punëmarrës.

December 3, 20210

Rregullat e sjelljes janë të rëndësishme të dihen nëse hyni në një marrëdhënie pune. 

Kodi i Punës përcakton në përgjithësi situatat që mund të sjellin ndërprerjen e punësimit. Sidoqoftë, ai i i lejon punëdhënësve të hartojnë një rregullore të brëndshme në përputhje me ligjin.

Legit ka përgatitur një eGuidë mbi punësimin në Shqipëri, që mund t’a shkarkosh falas këtu.

Përfundimi i kontratës së punës mund të bëhet:
  • Menjëherë dhe i pajustifikuar
  • Me arsye

Pasojat me të cilat përballet një punëmarrës nëse ai përfundon një kontratë pa shkak përcaktohen në Kodin e Punës. Një punëdhënës, nga ana tjetër, ka të drejtë të ndërpresë një kontratë nëse ka një arsye të justifikueshme. Në të dyja këto raste, i takon gjykatës të vlerësojë nëse arsyeja e përfundimit është e justifikuar sa duhet. 

Të gjitha rrethanat serioze që shkelin parimin e mirëbesimit e bëjnë të pamundur që punëdhënësi të marrë parasysh vazhdimin e marrëdhënies së punës, konsiderohen shkaqe të justifikuara.

Këto situata konsiderohen të justifikuara:
  • Çdo detyrim kontraktual që shkelet (me faj të rëndë) nga punonjësi.
  • Edhe nëse shkelja nuk është e rëndë, punëdhënësi shkel përgjegjësitë e kontratës vazhdimisht pavarësisht paralajmërimeve me shkrim të punëdhënësit.

Ndër të tjera, nëse kompania juaj ju ka paraqitur një rregullore në vendin e punës që përfshin arsye për përfundimin e kontratës, kushtojini vëmendje të madhe rregullave të specifikuara për të shmangur përfundimin e kontratës. 

Më poshtë janë katër gjëra te rëndësishme që mund të bëni për të mbajtur punën tuaj:

Ju duhet t’i bindeni udhëzimeve të punëdhënësit, me përjashtim të rasteve të mëposhtme: 

  • Udhëzimet ndryshojnë kushtet e kontratës;
  • Udhëzimet vënë jetën dhe shëndetin tuaj në rrezik.

Mbërritja në punë në kohë dhe të qënit produktiv janë shumë të rëndësishme, prandaj njoftojeni gjithmonë punëdhënësin tuaj nëse nuk do të jeni në gjendje të merrni pjesë në punë për arsye legjitime. 

Në çdo rast duhet të sillni me vete raportin e lëshuar nga mjeku, që vërteton gjendjen tuaj mjekësore.

Ju duhet të mbroni interesat legjitime të punëdhënësit tuaj, prandaj nuk duhet të punoni në një punë tjetër që është e papajtueshme me interesat e tij, ose që mund të krijojë konkurrencë gjatë punës tuaj. 

Për më tepër, ju duhet të ruani me kujdes  informacionet thelbësore si sekretet e prodhimit dhe ato të aktivitetit të biznesit, si gjatë punës ashtu edhe pas saj. 

Detyrimi i besnikërisë kërkon që ju të veproni në interesin më të mirë të punëdhënësit tuaj dhe ta ndihmoni atë në shmangien e konkurrencës dhe ruajtjen e sekreteve. 

Shkelja e parimit të konfidencialitetit konsiderohet një shkak legjitim për përfundimin e menjëherëshëm të kontratës së punës.

Në vendin e punës është thelbësore të tregoni respekt për punëdhënësin dhe kolegët tuaj. Abuzimi i çdo lloji, përfshirë atë fizik dhe psikologjik, mund të rezultojë në ndërprerjen e menjëhershme të punës. 

Përveç kësaj, mosbindja dhe mosrespektimi i udhëzimeve mund të rezultojë në përfundimin e punësimit tuaj për shkak të mosbindjes. 

Meqenëse komunikimi dhe puna në grup janë aspektet më vendimtare të punës tuaj, duhet të jeni të përgatitur për të komunikuar me kolegët.

Nëse punëdhënësi juaj ka rregulla specifike të sjelljes dhe ju jep një kopje para se të filloni punën, sigurohuni që t’a lexoni me kujdes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020