BloguBurime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiABC-ja e Biznesit: Një Statut për Regjistrimin dhe Platforma Legit

May 16, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/05/Blue-and-Purple-Casual-Corporate-App-Development-Startup-Facebook-Post.png

Pyetja që marrim më shpesh në Legit është: “Dua të regjistroj biznesin tim në Qendrën Kombëtare të Biznesit. A më duhet me patjetër një Statut?”.

Ndryshe nga përgjigjia tipike e juristëve (që është “varet”), në këtë rast, ne përgjigjemi gjithmonë me PO.

 

“Në fillim ishte Statuti, dhe Statuti ishte me ortakët.”

 

Çfarë është Statuti?

 

Statuti është akti më i rëndësishëm për themelimin e një personi juridik. Me anë të këtij dokumenti, themeluesit shprehin vullnetin e përbashkët për të krijuar një shoqëri tregtare, për të përcaktuar formën e organizimit të saj, organet vendimmarrëse dhe mënyrën e vendimmarrjes.

Praktikisht, Statuti është një dokument që themeluesit e rinj duhet të kenë me vete në momentin e regjistrimit të biznesit në QKB, pavarësisht nëse po regjistrojnë një startup apo një njësi tjetër ekonomike.

 

A mund ta regjistroj shoqërinë pa Statut?

 

Plani i biznesit mund të hartohet pa pasur ende një Statut të shkruar, që të të orientojë me përcaktimin e objektivave të shoqërisë apo mënyrën e organizmit të saj, por një shoqëri tregtare nuk mund të regjistrohet pa një Statut.

 

Si regjistrohet një shoqëri tregtare?

 

Një shoqëri tregtare regjistrohet në regjistrin tregtar të QKB-së, duke depozituar aplikimin për regjistrim fillestar, të plotësuar me të gjitha të dhënat e detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi, statutin dhe aktin e themelimit, në rast se janë hartuar si dy dokumente të veçanta, aktet e emërimit të organeve të shoqërisë, nëse nuk përfshihen në aktet e mësipërme, si dhe aktet e tjera të nevojshme për themelimin, sipas legjislacionit në fuqi.

Në këtë postim do të trajtojmë vetëm regjistrimin e një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k), duke qënë se është forma më e parapëlqyer e të bërit biznes. Themelimi si “sh.p.k” ka lehtësira regjistrimi dhe administrimi. Zakonisht, shoqëritë tregtare themelohen nga dy ose më shumë persona fizikë dhe/ose juridikë, që bien dakord për arritjen e objektivave ekonomikë të përbashkët, duke dhënë kontribute në shoqëri, sipas përcaktimeve në statutin e saj. Në rastin e sh.p.k-ve, ato mund të themelohen edhe nga vetëm një person fizik ose juridik.

 

Rëndësia e regjistrimit të shpk-së në QKB

 

Regjistrimi në QKB për sh.p.k-të ka efekt konstitutiv, pasi vetëm pas regjsitrimit në regjistrin tregtar këto subjekte fitojnë personalitet juridik. Nga ky moment, sh.p.k-ja përgjigjet personalisht për të drejtat dhe detyrimet e krijuara. Personat që veprojnë në emër të shoqërisë, përpara se kjo të fitojë personalitetin juridik, përgjigjen personalisht në mënyrë të pakufizuar e solidare për veprimet e kryera në emër të saj.

Ndryshe nga personi fizik, personat juridikë duhet të regjistrohen në QKB brenda 30 ditëve kalendarike nga data e themelimit, por, në çdo rast, përpara datës së nisjes efektive të veprimtarisë.

 

Dokumentacion i nevojshëm për procesin e regjistrimit:

 

  • Formular aplikimi për regjistrimin fillestar si sh.p.k
  • Akti i themelimit dhe statuti
  • Dokument identifikimi të administratorit dhe ortakëve (persona fizik)
  • Autorizim për përfaqësuesin ligjor për të vepruar në emër të shoqërisë (nëse aplikimi nuk kryhet vetë nga themeluesi)
  • Dokument identifikimi të përfaqësuesit të autorizuar  (nëse ka përfaqësues)
  • Mandat bankar/vërtetim i noterit për pagesën e kapitalit në para (nëse kapitali është paguar)

 

Statuti dhe vlefshmëria e shoqërisë së regjistruar

 

Me ndryshimet e reja ligjore, një prej shkaqeve që mund të shkaktojë pavlefshmërinë e themelimit të një sh.p.k.-je është mungesa e një Statuti në formë të shkruar. Megjithatë, kjo situatë është lehtësisht e evitueshme, duke qënë se dokumentacioni fillestar shqyrtohet nga Q.K.B-ja, dhe në rast se ka mangësi apo pasaktësi në dokumentacion, aplikantit do t’i rikthehet për plotësim ose korrigjim.

 

Çfarë përmban një Statut?

 

  • Emrin e shoqërisë
  • Formën e organizimit
  • Datën e themelimit
  • Të dhënat identifikuese të themeluesve
  • Selinë (zyrat qëndrore)
  • Objektin e veprimtarisë së shoqërisë, nëse është i përcaktuar
  • Kohëzgjatjen e veprimtarisë së shoqërisë
  • Të dhënat identifikuese të personave përgjegjës për administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë në lidhje me të tretët, kompetencat e përfaqësimit, si dhe kushtet e emërimit të tyre
  • Ekzemplarët e nënshkrimeve (nënshkrimet) të personave që përfaqësojnë shoqërinë përpara të tretëve
  • Njoftimin e vlerës së kapitalit themeltar të nënshkruar
  • Numrin e pjesëve të kapitalit themeltar të nënshkruar
  • Vlerën nominale të secilës pjesë
  • Pjesëmarrjen në kapital
  • Vlerën dhe llojin e kontributit të secilit ortak
  • Informacion nëse kapitali fillestar i nënshkruar është paguar ose jo

 

Përse është i rëndësishëm Statuti?

 

Shoqëritë tregtare identifikohen me këto të dhëna:

  • Formën e organizimit
  • Emrin
  • Pronësinë
  • Administrimin
  • Zyrat qëndrore

Plotësimi i këtyre të dhënave në Statut përbën detyrim ligjor për themeluesit. Identifikimi i tyre si subjekte të së drejtës bëhet nëpërmjet formës së tyre të organizimit, emrit tregtar, numrit unik të identifikimit dhe vendndodhjes së zyrave qëndrore. Gjithashtu, statuti rregullon qeverisjen e shoqërisë duke parashikuar të drejtat dhe detyrimet e palëve.

 

Si ta hartoj një Statut?

 

Në Platformën Legit mund të hartosh dokumente ligjore sipas nevojave eksiztuese. Statuti është dokumenti i parë që kemi hartuar, për t’i ardhur në ndihmë sipërmarrësve të rinj me themelimin e biznesit të tyre.

Gjenerimi i Statutit bëhet në pak minuta, duke ndjekur këto hapa:

  1. Regjistrohu në Platformë
  2. Përzgjidh Statutin
  3. Emërtoje
  4. Përgjigju pyetjeve
  5. Kryej pagesën
  6. Shkarko Statutin

Ne të këshillojmë të kesh me vete një mjet identifikimi (nëse je themlues i vetëm), ose mjete identifikimi të të gjithë themeluesve.

 

A është i vlefshëm Statuti i gjeneruar?

 

Stauti i gjeneruar nga Platforma Legit është hartuar nga avokatët tanë, në përputhje me kërkesat e legjislacionit. Pyetjet do t’ju drejtohen në mënyrë të tillë, që ju t’i plotësoni sipas objektivave të shoqërisë dhe nevojave të biznesit tuaj.

Pyetjet që kanë nevojë për një shpjegim ligjor do t’ju shfaqen me një koment të shkurtër udhëzues,  në mënyrë që ju të kuptoni rëndësinë e pyetjes dhe ta plotësoni në përputhje me kërkesat e legjislacionit.

 

Të duhet një Statut?

 

Gjeneroje këtu!

 

Nëse po themelon një biznes të ri, udhëzuesit tanë mund të të vijnë në ndihmë me informacione ligjore:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020