Akademia e OJF-ve vjen tashmë si një program i konsoliduar, i cili kontribuonnë rritjen e kapaciteteve të përfaqësuesve të OJF-ve në nivele ekzekutive dhe manaxheriale mbi çështje të zhvillimit dhe manaxhimit organizativ, qëndrueshmërisë financiare, advokimit për çështje të interesit të përbashkët, forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial etj.
Prej vitit 2015, mbi 130 përfaqësues tëOJF-ve shqiptare, me një shpërndarjetë gjerë gjeografike, sektoriale dhe përfaqësimi gjinor, kanë përfituar njohuri dhe aftësi në drejtimin dhe manaxhimin efektiv të organizatave të tyre duke i ardhur në ndihmë grupeve të interesit për të cilat janë krijuar dhe publikut të gjerë.
Akademia e OJF-ve 2022 organizohet nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian,zbatuar nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri, në kuadër të komponentit të rritjes dhe forcimit të kapaciteteve të OSHC-ve në Shqipëri.
Akademia e OJF-ve do të:
- Shërbejë si hapësirë e edukimit joformal për të përforcuar aftësitë dhe zhvilluar kompetencat e drejtuesve të OJF-ve;
- Rrisë profesionalizmin e këtyre drejtuesve nëpërmjet një kurrikule unike, metodave më bashkëkohore të të nxënit si dhe përvojës profesionale shumëdimensionale;
- Krijojë breza drejtuesish profesionistë dhe të angazhuar, që do të jenë aktorë të ndryshimit dhe kontribues në zhvillimin e shoqërisë Shqiptare.
Akademia është e hapur për drejtues të OJF-ve shqiptare në pozicionet: Drejtor Ekzekutiv, Manaxher Programi dhe Kryetar Bordi/Kryesie, të cilët synojnë rritjen e aftësive dhe zhvillimin e tyre profesional në këtë sektor për të ndërtuar organizata efektive në shërbim të publikut dhe grupeve të interesit.
Kandidatët e interesuar për Akademinë e OJF-ve 2022 janë të ftuar të aplikojnë duke plotësuar dhe dërguar Formën e Aplikimit.
Kriteret e përzgjedhjes:
- Shërbejë si hapësirë e edukimit jo-formal për të përforcuar aftësitë dhe zhvilluar kompetencat e drejtuesve të OJF-ve;
- Rrisë profesionalizmin e këtyredrejtuesve nëpërmjet një kurrikule unike,metodave më bashkëkohore të të nxënitsi dhe përvojës profesionale shumë-dimensionale;
- Krijojë breza drejtuesish profesionistëdhe të angazhuar, që do të jenë aktorëtë ndryshimit dhe kontribues nëzhvillimin e shoqërisë Shqiptare.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është 21 janar 2022 ora 17.00.
Për informacion të mëtejshëm kontakto organizatorët në adresën info@resourcecentre.al.