AlbaniaTech do të lançojë databazën e parë mbi Startup-et në Shqipëri, e cila do të ofrojë një pamje më të qartë të ekosistemit të startup-eve dhe investitorëve në vend. Databaza e ndërtuar me mbështetjen e EU4Innovation dhe e mundësuar nga Dealroom.co – gjeneruesi kryesor i të dhënave për startup-et, kompanitë në rritje dhe ekosistemet e teknologjisë në Evropë dhe anembanë globit, do të prezantohet me publikun e gjerë në 23 shkurt.
Databaza do të ofrojë një pasqyrim të plotë të ekosistemit dhe mundësitë e ofruara për zhvillim, me të dhëna për këdo në Shqipëri dhe jashtë saj. Duke qënë pjesmarrës në këtë event, ju do të jeni ndër personat e parë që do të njiheni me këtë bazë të dhënash, si dhe do të keni mundësinë të regjistroni Startup-in tuaj!
Investitorët, Universitetet, Përshpejtuesit dhe Inkubatorët, Ofruesit e Shërbimeve dhe Opinionistët janë të mirëpritur t’i bashkohen organizatorëve në orën 18:00 në 23 Shkurt.