AlbaniaTech do të lançojë databazën e parë të Startup-eve në Shqipëri!
Një moment i rëndësishëm për ekosistemin vendas të inovacionit, pasi për herë të parë, Shqipëria do të renditet në hartën e ekosistemeve europiane.
AlbaniaTech, platforma ndërkombëtare e Ekosistemit Shqiptar të Tekonologjisë, njofton lançimin e databazës së parë dedikuara startup-eve në Shqipëri. Një hartë e gjithë ekosistemit të sipërmarrjes së vendit, e mundësuar nga Dealroom.co, ofruesi kryesor i të dhënave për startup-et, kompanitë në rritje dhe ekosistemet e teknologjisë në Europë dhe në mbarë globin.
Dealroom.co ka një përvojë të gjerë në ndërtimin e databazave për kompanitë më premtuese në botë dhe ekosistemet e teknologjisë, duke arritur deri në +1 milion organizata në të gjithë botën, në 50+ vende si Franca, SHBA, Gjermania, Suedia, Austria, etj. .
Startup-e dhe organizata të tjera që mbështesin inovacionin do të kenë mundësinë të ekspozohen mes ekosistemeve dhe investitorëve të tjerë. Kjo është një ëndërr që bëhet realitet për misionin e AlbaniaTech për të promovuar ekosistemin shqiptar ndërkombëtarisht.
Projekti për zhvillimin e databazës së startup-eve është iniciuar nga komuniteti i inovatorëve dhe ka ardhur në jetë me mbështetjen e vlefshme të ekipit të EU for Innovation.
Ftesë e hapur në eventin e lançimit të Databazës Shqiptare të Startup-eve
Databaza shqiptare e startup-eve do të prezantohet në të gjithë ekosistemin shqiptar më 23 shkurt, në një event online, duke i dhënë të gjithëve mundësinë për të marrë pjesë dhe për të krijuar një pamje të qartë të funksionaliteteve kryesore të platformës.
Nëse je një startup, ose një akselerator i ekosistemit, ke mundësinë të ekspozohesh në databazën më të madhe të startup-eve në Europë.
AlbaniaTech fton çdo pjesëtar të ekosistemit të Inovacionit të bashkohet online në 23 Shkurt.
Nëse dëshironi të jeni partner i misionit të AlbaniaTech ose keni ndonjë pyetje/sugjerim, ju lutemi kontaktoni office@albaniatech.org.