AlbaniaTech do të mbajë një ngjarje online me temë “Ligji i startupeve u miratua, po tani?”.
Kur? Të martën, data 29 mars 2022, ora 11:00 AM.
Pas miratimit të ligjit të startup-eve në parlamentin e Shqipërisë, Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me AlbaniaTech fton të gjitha palët e interesuara të bëhen pjesë e një takimi të hapur për startup-et.
Në këtë takim do të diskutohen hapat e mëtejshëm dhe do të mirëpriten ide mbi aktet nënligjore mbështetëse të këtij ligji. Ministria fton të gjithë startup-et të paraqesin interesat e tyre si edhe të shfaqin nevojat e tyre sipas fazave të zhvillimit ku ato ndodhen.
Përse duhet të marrësh pjesë?
Nëse ti ke një ide, je duke menduar për ta kthyer idenë në biznes, apo kërkon që me këtë ide të krijosh vlerë për vete, për dikë/ disa të tjerë, merr pjesë në këtë Takim Virtual për të eksploruar mundësitë për ta bërë të suksesshëm sa më shpejt startup-in tënd!
Për më shumë informacion rreth ngjarjes kliko këtu.