Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) e Ambasadës Amerikane po kërkon kandidatë të përshtatshëm dhe të kualifikuar për pozicionin me kohë të plotë të Koordinatorit të Menaxhimit të Programit. Zyra e INL mbështet qeverinë shqiptare, shoqërinë civile, partnerët e sistemit gjyqësor dhe zbatimit të ligjit në luftën kundër korrupsionit, zbatimin e reformës në drejtësi, forcimin e qeverisjes dhe rritjen e sigurisë përmes programeve për bashkëpunim dhe ndihmë. Për të gjitha informacionet dhe detajet e aplikimit, krijoni një llogari dhe aplikoni këtu.