Fondacioni për Nëna dhe Fëmijë po kërkon një konsulent kombëtar ose një ekip konsulentësh kombëtarë, të cilët do të punojnë me Bordin e Drejtorëve, Drejtorin Ekzekutiv dhe stafin e fondacionit për të udhëhequr procesin e zhvillimit të një Strategjie të re për periudhën 2022-2025, çelësi dokument që do të përcaktojë qëllimet dhe objektivat strategjike të fondacionit.
Shtrirja e punës për konsulentët (t) do të përfshijë por nuk do të kufizohet në:
- Rishikimin e shpejtë të aplikueshmërisë së strategjisë aktuale (Strategjia 2019 – 2021) dhe projekteve/programeve të tjera të zbatuara nga fondacioni
- Harton dhe analizon palët e interesuara
- Përmes një procesi konsultativ (realizim intervistash me grupet e interesit dhe punëtori të fondacionit), identifikon fushat e fokusit dhe zhvillon objektivat strategjike dhe fushat kryesore të rezultateve
- Harton një strategji për arritjen e objektivave strategjikë dhe rezultateve kryesore dhe ja paraqet Fondacionit për vlerësim
- Përfundon strategjinë dhe e paraqet tek fondacioni për miratim
- Zhvilloni një Plan Veprimi bazuar në strategjinë e miratuar
Dorëzimet
- Një strategji katërvjeçare (Strategjia 2022-2025)
- Plan Veprimi për periudhën 2022-2025
- Raport mbi procesin, duke përfshirë konsultimet me palët e interesuara dhe punëtoritë
Kohëzgjatja e detyrës është shtatëmbëdhjetë (17) ditë pune të shpërndara në periudhën 20 Tetor 2021 deri më 15 Dhjetor 2021.
Kualifikimet Profesionale
- Diplomë master dhe/ose certifikime në fushat përkatëse (Mjekësia, Shëndeti Publik, Politikat Publike, Shkencat Sociale, ose të ngjashme)
- Të paktën 4 vjet përvojë në fushën e kërkimeve dhe aftësi të mira analitike
- Përvojë në kryerjen e vlerësimeve të strategjisë/projektit
- Përvojë në hartimin e strategjive për organizatat/institucionet
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, në të folur dhe me shkrim
Aplikimet, përfshirë CV-në dhe propozimin financiar duhet të dërgohen në adresën jobs@amchealth.org deri më 24 Tetor 2021, me subjekt “Zhvillimi i Strategjisë AMC 2022-2025“.