Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) do të organizojë më 29 Nëntor konferencën vjetore me temë “Rishqyrtimi i Paradigmave të Arbitrazhit Ndërkombëtar”.
Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë, u kuptua se të gjitha udhëtimet dhe takimet ballë për ballë nuk ishin në fakt aq thelbësore. Rritja e efikasitetit për shkak të punës në distancë vuri në pikëpyetje mënyrën në të cilën janë kryer procedurat e arbitrazhit deri më tani, dhe vetë bazën e arbitrazhit ndërkombëtar. Prandaj organizuesit menduan që tema e konferencës këtë vit të jetë “Rishikimi i Paradigmave të Arbitrazhit Ndërkombëtar”.
Kini parasysh që natyra e kësaj konference është e dyfishtë, online dhe fizikisht në Paris.
Kush duhet të marri pjesë?
- Praktikuesit e ligjit
- Arbitrat, ndërmjetësuesit
- Këshilltarët e korporatave
- Njerëzit e biznesit dhe akademikët nga e gjithë bota
Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni në këtë faqe.