Burime LigjoreArbitrazhi

April 30, 20210

Arbitrazhi është një nga mënyrat e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve mes palëve në rrugë jashtëgjyqësore. Në terma të thjeshtë arbitrazhi mund të përkufizohet si një mekanizëm apo procedurë për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet palëve, të cilët përmes një marrëveshje parashtrojnë mundësinë që një konflikt i lindur ndërmjet tyre, ose që mund të lindë në të ardhmen, të zgjidhet përmes një ose disa arbitrave.

Arbitrazhi është një procedurë private dhe konsensuale që e bazon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve  tërësisht në vullnetin e palëve. Ndryshe nga format e tjera të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjes, zgjidhja e konflikteve në arbitrazh garantohet përmes një vendimi përfundimtar. Parë këto karakteristika, në themel të arbitrazhit, ndryshe nga procesi gjyqësor qëndrojnë parimi i lirisë së palëve dhe karakteri kontraktual i tij. Si rrjedhojë, palët janë të lira të vendosin mes tyre vendin e zhvillimit të arbitrazhit, ligjin për vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit,ligjin procedurial, si dhe ligjin që do të zgjidhë themelin e mosmarrëveshjes. Nga ana tjetër, është pëlqimi i palëve që buron përmes marrëdhënies kontraktore, ai që i jep pushtetin arbitrave ose e kufizon atë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes.

Liria dhe fleksibiliteti që garanton procedura e arbitrazhit, bën që ky i fundit të shfaqet në lloje dhe forma të ndryshme. Ndër to, në varësi të karakteristikave që e dallojnë, arbitrazhi ndahet në:

  • arbitrazh vendas dhe ndërkombëtar
  • arbitrazh ad hoc dhe institucional
  • arbitrazh tregtar ose i investimeve, etj.

Pavarësisht rëndësisë dhe përhapjes që po njeh arbitrazhi si një mënyrë efikase e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve krahas sistemit gjyqësor sot për sot në Shqipëri mungon një ligj për arbitrazhin ndërkombëtar si dhe me ndryshimet e vitit 2017, janë shfuqizuar dispozitat e Kodit të Procedurës Civile për arbitrazhin vendas. Në këto dispozita të shfuqizuara përmendet se arbitrazhi ndërkombëtar rregullohet me ligj të veçantë e megjithatë pavarësisht një projektligji të dalë për “Arbitrazhin Ndërkombëtar” qysh në 2016, ky projektligj ende nuk ka kaluar për miratim në Kuvend, duke lënë një vakum ligjor të madh që mbetet pengesë për investitimet dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020