Instituti Profesional ATC kërkon të punësojë Avokat/e.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Drejtësi;
- Të ketë eksperiencë pune minimumi 5 vjet;
- Të posedojë liçensën e Avokatisë;
- Të njohë shumë mirë legjislacionin Shqiptar;
- Njohuri shumë të mira në të drejtën Civile, Procedurën Civile, të drejtën Tregtare, Kodin Administrativ, Kodin e Punës etj;
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike/ Paketa Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze apo gjermane.
Për të aplikuar për këtë pozicion pune, dërgoni CV (me fotografi dhe në gjuhën shqipe) në adresën e e-mailit burimenjerezore@ipatc.al.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e suksesshëm.