Halimi Law Firm po kërkon bashkëpunëtorë të jashtëm për të përfaqësuar klientët e studios në të gjithë Shqipërinë.
Kërkesa të Përgjithshme:
- Diplomë në Drejtësi (brenda ose jashtë vendit)
- Licencë Avokatie
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë si avokat/e në përfaqësime në gjykata
- Të punojë si avokat/e në një zyrë ligjore apo të ketë zyrën e vetë
- Të flasë dhe shkruajë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze
- Të shfaqi motivim dhe vendosmëri të brendshme
- Të ketë njohuri për ligjin mbi Bankat, kuadrin ligjor mbi petroliumin dhe energjitikën
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe Letër Interesi në adresën e email-it ehalimi@halimi.al.
Nëse drejtoni një studio ligjore, ju lutem dërgoni bashkëngjitur edhe CV-të e anëtarëve.
Afati i fundit i aplikimit: 30 Shtator 2021.