Burime LigjoreBashkimi Evropian Mbështet Digjitalizimin: Rregulla të Reja për TVSH-në në Tregtinë Elektronike

July 9, 20210

Bashkimi Evropian (BE) – vite pas krijimit – vazhdon të ndërmarrë masa për të mbrojtur tregun e përbashkët. Të bashkuar në diversitet (nga Latinishtja, Varietate Concordia), 27 vendet anëtare miratuan së fundmi rregulla të reja për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për tregtinë elektronike. Kjo iniciativë daton që prej 2016, vitit kur Komisioni Evropian (KE) parashtroi Strategjinë Digjitale për Tregun e Vetëm  Evropian (Strategjia DTM) si pjesë e planit të veprimit për TVSH-në. Një vit më pas u miratua një paktë e posaçme me rregulla të reja për TVSH-në në tregtinë elektronike. Qëllimi fillestar ishte që kjo paketë të prezantohej gradualisht. Megjithatë, shpërthimi i menjëhershëm i tregtisë elektronike i shkaktuar nga pandemia e Covid-19, bëri që shtetet anëtare t’i prezantonin këto ndryshime në Korrik 2021. Rregullat e reja gjejnë zbatim në të gjithë veprimtaritë ndërkufitare të tregtisë elektronike realizuar nga Biznesi tek Konsumatori (B2C). Kjo iniciativë e re është mirëpritur sepse rregullat e aplikueshëm për TVSH-në nuk ishin ndryshuar që prej vitit 1993, shumë përpara zhvillimit digjital.

Prej datës 1 Korrik 2021 do të preket nga kjo skemë e re çdo aktor pjesmarrës në zinxhirin e tregtisë elektronike. Duke nisur që nga shitësit, platformat tregtare brenda dhe jashtë BE, operatorët postarë e korrierët, administrate doganore e ajo tatimore, e deri te konsumatori final. Vendosja e këtyre rregullave kishte si qëllim forcimin e tregut të brendshëm, duke shmangur çdo pengesë të mundshme që mund të vinte nga shitja ndërkufitare e mallrave në internet. Prandaj, Shtetet anëtare vendosën modernizimin e rregullave ekzisutese. Vetëm duke u thjeshtuar detyrimet doganore, inkurajohet ndershmëria në biznes nga të gjithë tregtarët, evropian ose jo.

Ja se si do të funksionojë e gjitha: Çdo tregtar (ofrues produkti apo shërbimi në internet) mund të aplikojë vetëm një here për t’u regjistruar në portalin elektronik për bizneset në BE (One- Stop Shop (OSS) ) – për të derdhur detyrimet e tij të TVSH-së nga tregtia elektronike. Ky regjistrim do të jetë i vlefshëm për të gjitha deklarimet dhe pagesat e TVSH-së, në të gjitha furnizimet me mallra dhe shërbime që realizon ky tregtar në BE. Kjo gjë do t’i lejojë tregtarit mundësinë për të ndërvepruar me administratën tatimore të shtetit të tij. Si rrjedhojë, do të jetë me e lehtë përmbushja e detyrimeve në gjuhën dhe legjislacionin që ai njeh e kupton, edhe kur shitjet të jenë të natyrës ndërkufitare.

Risia e parë është pragu evropian prej 10. 000 EUR. Qëllimi kryesor ishte mbrojtja e veprimtarisë tregtare të mikro- bizneseve. Sipas këtij ndryshimi, çdo shitës i një vendi tjetër që nuk e kalon pragun prej 10.000 EUR do të trajtohet njësoj (vetëm për detyrimet e TVSH-së) si shitësit e brendshëm. Çdo tregtar ndërkufitar do të mbetet subjekt i TVSH-së përllogaritur sipas legjislacionit të shtetit të tij.

Një tjetër koncept i ri është ‘furnizuesi i konsideruar’. Si i tillë mund të konsiderohet çdo person që lehtëson procesin e shitjes duke vënë në shërbim platformat e veta elektronike (vende tregtimi apo portale në internet). Ndaj tij rëndojnë detyrimet e TVSH-së, prandaj rregullat e reja e cilësojnë si shpërndarësin e mallit. Qoftë person fizik apo kompani, ai blen mallin nga furnizuesi kryesor dhe e shet më pas tek konsumatori.

Kërkesa të reja për regjistrimin e të dhënave janë bërë edhe për ndërveprimin midis furnizuesit kryesor dhe furnizuesit të konsideruar. Të gjitha këto ndryshime u parashikuan për t’a bërë mbledhjen e TVSH- së më praktike.

Ndryshimet e vitit 2021 e hoqën përjashtimin nga TVSH-ja për të mallrat e importuara nga territore apo shtete të treta. Më parë, mbi mallrat që nuk e kalonin vlerën 22 EUR nuk llogaritej TVSH. Megjithatë, për të nxitur tregtinë midis vendeve u prezantua një sistem i ri. Import One Stop Shop (IOSS) është një risi e krijuar për deklraimin dhe pagesat e TVSH-së për të gjitha mallrat që nuk e kalojnë vlerën 150 EUR.

Tashmë janë furnizuesit e mallrave të importuar ata që mbledhin, deklarojnë dhe paguajnë TVSH-në në administratën tatimore. Blerësit – nga ana tjetër – ngarkohen me detyrimin për të paguar TVSH-në vetëm kur e blejnë produktin; ndryshe nga çfarë ishte më parë, që TVSH- në e paguanin në momentin kur mallrat importoheshin në BE.

Skema e thjeshtësuar gjen aplikime në dy situata:

  • Situata e parë: i njëjti tregtar, furnizon të njëjtin blerës, me mallra që nuk e kalojnë vlerën 150 EU;
  • Situata e dytë: kur shitja në distancë e mallrave asistohet nga një furnizues i konsideruar.

Ky furnizues i konsideruar i nënshtrohet detyrimit të TVSH- së.

Të gjitha këto ndryshime u bënë për të mirëpritur ndryshimet në tregun Evropian, të diktuara nga rritja e shpejtë e tregtisë elektronike. Digjitalizimi duhet t’i shërbejë të gjithëve. Blerësve – për të qëne më të mbrojtur në porositë e tyre, shitësve – për të konkurruar në një ambjent fiskal më të ndërshëm, dhe shtetëve anëtare – për të rritur të hyrat publike duke ulur ndonjë mashtrim të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020