Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara do të organizojë online, në 20-22 Shtator, ngjarjen Uniting Business LIVE.
Kush do të jenë pjesmarrësit?
- Krerët e Shteteve
- Ministra Qeveritarë
- Kryeshefa Ekzekutivë
- Drejtues të shoqërisë civile
- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
- Shefat e OKB -së
- Njerëz me impakt në shoqëri, nga e gjithë bota
Të gjithë së bashku do të përfshihen në biseda të sinqerta të drejtuara ndaj veprimit kolektiv për një bote më të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Temat e eventit:
- Ndryshimi i klimës
- Barazia gjinore
- Sistemet ushqimore
- Energjia
- Rikuperimi nga COVID
- Boshllëqet në progres
- Ambiciet e biznesit për SDG -të
- Zgjidhjet e zbatueshme që janë gati- sot
Pse duhet të bëhesh pjesë?
Bashkohuni me ta për tre ditë frymëzim, lidhje dhe informacion kuptimplotë dhe mësoni se si biznesi mund të ndërmarrë hapa të qartë dhe të demonstrojë udhëheqje të guximshme për të transformuar modelet e biznesit dhe ekonomitë për t’u bërë më të drejta dhe gjithëpërfshirëse, duke siguruar që të mos lihet askush pas.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me regjistrimin, ju lutemi kontaktoni ekipin organizues në unga@unglobalcompact.org.