Horizon Europe po bën thirrje për pjesmarrjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në një program shpërblyes.
Bizneset tani mund të marrin fonde dhe mbështetje nga BE për projektet e tyre inovative, që do t’i ndihmojnë ata të zhvillohen dhe zgjerohen në vende të tjera – në Evropë dhe më gjerë. Financimi është i disponueshëm përmes programit të BE-së “Horizon Europe”. I ngarkuar me një buxhet prej 95.5 miliardë eurosh, Horizon Europe është programi kryesor i BE -së në fushën e kërkimit dhe inovacionin që synon trajtimin e ndryshimeve klimatike, duke ndihmuar në realizimin e qëllimeve të qëndrueshme të OKB -së, rritjen e konkurrencës dhe zgjerimin e BE -së. Programi është tërësisht i hapur ndaj pjesëmarrjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor.
Programi do të zbatohet në tre shtylla:
1-Shkencë
2-Sfida Globale & Konkurrencë Industriale Evropiane dhe
3-Evropa inovatore.
Këshilli Evropian i Inovacionit (KEI) është mbështetësi kryesor i Horizon Europe për NVM-të. Prandaj do të ndihmojë në konkretizimin e ideve më premtuese nga laboratori në realitet, si dhe do të mbështetesi NVM-të më inovatore, përfshirë këtu bizneset e reja – për të rritur idetë e tyre me anë të financimit përshpejtues – dhe për të kapërcyer hendekun financues midis fazave të fundit të aspekteve kërkimore dhe përfshirjes në treg. Duke vepruar kështu, KEI dhe SME-të mund të veprojnë së bashku për të arritur një përparim të suksesshëm në treg, falë një burimi të qëndrueshëm dhe të besueshëm financiar.
Programi i punës i Horizon Europe për periudhën 2021-2022 parashikon veprimtari nën tre destinacione: lidhje, shkallëzim dhe innovsmes. Destinacioni INNOVSMES, me një buxhet prej 72.8 milion €, do të mbështesë Partneritetin Evropian për NVM -të novatore. Kjo do t’u mundësojë NVM-ve që të rrisin kapacitetet kërkimore, inovative si dhe produktivitetin e tyre, me qëllim përfshirjen me sukses në tregjet e reja global.
Gjithashtu, EIE mbështet Fondet Evropiane të Zhvillimit Rajonal për partneritetet ndër-rajonale rreth temave mbi teknologjinë. Duke e vendosur EIE si një hallkë kyçe në zinxhirin e Shtyllës 3, Horizon Europe po siguron që SME-të të kenë akses dhe njohuri për partneritetet evropiane dhe rrjetet e inovacionit në të gjithë Evropën.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni këtë link.