PunësimBIRN: Mundësi Praktike

January 24, 20220

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) shpall thirrje për angazhim të praktikantëve të rinj nga fusha e juridikut.

Programi i praktikës ka për qëllim fuqizimin e studentëve të Fakultetit Juridik, duke nxjerrë mësimet teorike në praktikë si pjesëmarrës aktiv në monitorimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Angazhimi në punë praktike për monitorues/hulumtues është pa pagesë, me orar fleksibil, për periudhë kohore prej gjashtë (6) muajve, me mundësi vazhdimi varësisht prej performancës së punës.

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, kandidati/ja duhet:
  • Të ketë të përfunduar vitin e tretë të studimeve nga fusha e juridikut;
  • Të jetë entuziast/e dhe të ketë vullnet për të nisur profesionin e juristit;
  • Të ketë njohuri të mira në të shkruar të gjuhës amtare;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës për:
  • Ndjekjen e trajnimeve të vazhdueshme;
  • Përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të monitorimit dhe hulumtimit;
  • Përcjelljen e seancave gjyqësore;
  • Sigurimin e informatave sipas standardeve profesionale.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhë shqipe përmes postës elektronike në adresën rekrutimi@jetanekosove.com, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 24 janar 2022, ora 23:59.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020