BKT po kërkon një Avokat/e për Departamentin e Çështjeve Ligjore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Ndjek të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për të përjashtuar kolateralin e huave Komerciale dhe Huave në pakicë, super huave, OVD dhe CC sipas Procedurave Ligjore, nën mbikëqyrjen e Juristëve të tjerë dhe/ose Ndihmës Menaxherit dhe/ose Menaxherit të Departamentit.
- Realizon ekzekutimet ligjore dhe mbledhjen e transaksioneve të aseteve për dosjet të cilat, kanë filluar tashmë të ekzekutohen ligjërisht, që rrjedhin nga llogaritë e arkëtueshme të Bankës nga transaksionet e kredisë, në mënyrë që të vendoset koordinimi i kërkuar me tre njësi.
- Përfaqëson Bankën gjatë procedurave përmbarimore dhe ndjek mbrojtjen e pozicionit të bankës në këto procedura.
- Ndjek procedurat në RERO dhe institucione të tjera për kolateralet nën ekzekutim.
- Ndjek procesin për të marrë në zotërim kolateralin që kalon në aktivet e Bankës.
- Merr pjesë në shitjet e pasurive të luajtshme ose të paluajtshme në përputhje me përfaqësimin e dhënë nga BKT për ankandin përmbarimor dhe rregullat e brendshme dhe duke ndjekur procesin ligjor të shitjeve të pronave të Bankës (p.sh. kolateralet)
- Përgatit Apelime, Vendime për Korrigjim, Ankesa për Drejtorinë e Përgjithshme, Ekzekutimin e Borxhit duke përfaqësuar Bankën në gjykata nën mbikëqyrjen e Asistent Menaxherit dhe/ose Menaxherit të Departamentit.
- Përgatit kontrata qirash ose shitjesh për kolateralët e kaluar në aktivet e Bankës, në përputhje me vendimin e Komitetit të Shitjes së Aseteve.
- Të sillet në përputhje me rregulloret dhe parimet e Bankës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, duke pasur një edukim minimalisht 4-vjeçar nga një universitet vendas dhe/ose i huaj.
- Të plotësojë kërkesat e parashikuara në Manualin e Politikave së Burimeve Njerëzore.
- Të ketë licencën e avokatit.
- Të ketë aftësi për të përfaqësuar dhe koordinuar.
- Njohuri kompjuterike në nivelin e përdoruesit.
- I suksesshëm në marrëdhëniet njerëzore.
- I besueshëm, i durueshëm dhe i kujdesshëm.
- Të jetë në gjendje të udhëtojë.
Afati i fundit i aplikimeve: 31.10.2021