Burime LigjoreKontratat & TransaksionetBona Fides (Mirëbesimi) : Zgjidhja për çdo Marrëdhënie Kontraktore

July 7, 20214
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2021/07/Copy-of-Happy-Monday-Instagram-Story.png

Në përditshmëri njerëzit hyjnë vazhdimisht në marrëdhënie kontraktore, qoftë me vetëdije apo jo. Në një postim të mëparshëm në Legit, kemi trajtuar shkurtimisht se çfarë është një kontratë. Pavarësisht cilësimit juridik të dhënë nga legjislacione të ndryshme, në thelb kontratat kanë të përbashkët përputhjen e vullnetit të palëve për të hyrë në një marrëveshje.

Marrëdhënia kontraktore është një proces ku besimi transformohet në angazhim të mirëfilltë. Njerëzit me të vërtetë mund të kene si interes fillestar shkëmbimin e kapitalit dhe parave, por vlerat e përbashkëta dhe mirëbesimi janë dy elementë të nevojshëm për t’a mbajtur produktive në terma afatgjatë çdo marrëdhënie kontraktore.

Sipas Kodit Civil shqiptar (KC) – kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike (Neni 659, KC). Ligjbërësi i ka njohur kontraktorëve lirinë e përmbajtjes (Neni 660, KC). Sipas kësaj të drejte, palët e përcaktojnë lirisht përmbajtjen e kontratës, duke respektuar kufijtë e vendosur me ligj, përndryshe mund të cënohet vlefshmëria e aktit. Dispozita që parashikon konditat e nevojshme për lidhjen dhe vlefshmërinë e kontratës është Neni 663 KC. Këto kushte janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e kërkuar nga ligji. Kjo e fundit është me rëndësi sidomos në kontratat që kanë për objekt shitjen e sendeve pasuri  e paluajtshme. Mosrespektimi i kërkuar i formës prek vlefshmërinë e aktit (Neni 750, KC).

Bona fides (mirëbesimi nga latinishtja) materializohet në dy momente. Fillimisht në fazën e negociatave, dhe më pas, në cdo rast kur është i nevojshëm të bëhet interpretimi i kontratës. Mirëbesimi nuk gjen aplikim vetëm në marrëdhëniet civile. I njohur si  parim i përgjithshëm i së drejtës, mirëbrsimi udhëheq jo vetëm marrëdhëniet mes palëve private, por edhe ato ndër- shtetërore. Nuk ka një përkufizim specifik ligjor, pasi mund të shprehet në forma të ndryshme. Megjithatë, duhet kuptuar si ‘shprehje e moraleve të mira në procesin e hartimit të kontratës’ – pasi në këtë moment reflektohet vullneti i palëve. Shprehur, së pari, si qëllim i përbashkët për të hyrë në një marrëdhënie kontraktore duke respektuar të drejtat dhe detyrimet përkatëse, edhe së dyti, si angazhim i dyanshëm për të respektuar dispozitat që ligji kërkon për vlefshmërinë e kontratës.  Në Kodin Civil mirëbesimi gjen shprehi si vullnet i shprehur nga palët, para e pas përfundimit të kontratës (Neni 681, KC).

Mënyra se si përpilohen kushtet kontraktore është me rëndësi. Në vetëvete hartimi në formë të shkruar ul riskun për paqartësi dhe evidenton maturinë e palëve. Prandaj i duhet kushtuar kujdes mënyrës se si artikulohen të drejtat dhe detyrimet respektive. Qëllimi dhe përfitimet mund të jenë të ndryshme, ama në çdo rast duhet shmangur formulimi i kushteve që e vendosin njërën pale – apo tjetrën –  në pozita pabarazie apo të padrejta. Përndryshe, një kontratë që parashikon humbjen apo dëmtimin e interesave, qoftë edhe për një nga palët, është e pavlefshme dhe nuk krijon efekte juridike (Neni 686, KC).

Kontrata, në asnjë moment, nuk duhet të krijojë pozitë rënduese për debitorin. Prandaj, një mjet efikas për interpretimin e saj është ‘interpretimi sipas kuptimit’. Ky i fundit ndihmon për të identifikuar vullnetin e shkruar të palëve. Gjithsesi, edhe kur pas këtij interpretimi, kushtet janë ende të paqarta apo kanë dykuptime, fjalët duhet të merren në kuptimin më të përshtatshëm me natyrën e kontratës (Neni 683 dhe Neni 685, KC).

Kontratat i shërbejnë njerëzve për të krijuar marrëdhënie ligjore të ndershme. Nënshkrimi i tyre përvecëse tregon edukim ligjor, i mundëson palëve trajtim të njëjtë sipas ligjit. Prandaj është shumë e rëndësishme të hartohen akte të shkruara për çfarëdo marrëdhënie civile. Kjo, jo për shkak të mungesës së besimit ndaj njëri- tjetrit, por për shkak se ligji na garanton siguri.  

4 comments

  • rama

    November 20, 2022 at 2:09 PM

    whoah this blog is wonderful i really like reading your articles. Keep up the great paintings! You realize, a lot of people are hunting round for this info, you could help them greatly.

    Reply

  • lina

    December 3, 2022 at 7:28 PM

    I have read so many posts about the blogger lovers however this post is really a good piece of writing, keep it up

    Reply

  • rama

    December 10, 2022 at 4:39 PM

    Great selection of modern and classic books waiting to be discovered. All free and available in most ereader formats. download free books

    Reply

  • rama

    January 5, 2023 at 10:13 AM

    I have read so many posts about the blogger lovers however this post is really a good piece of writing, keep it up

    Reply

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020