Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiNënkontraktimi i Proceseve të Biznesit: Zgjidhje e Zgjuar për Biznesin Tuaj

July 26, 20210
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2021/07/Green-Clean-Process-Infographic-Chart-and-Graph-Instagram-Post.png

Globalizimi nxit bashkëpunimin ndër-shtetëror dhe promovon njëkohësisht mënyra të reja të bërjes së biznesit. Një formë e tillë – e ndjekur nga shumë biznese në Shqipëri dhe Kosovë – është transferimi i proceseve të caktuara të biznesit ndaj një nënkontraktori, apo jo që njihet si BPO (Business Process Outsourcing).

 

Çfarë është një BPO?

 

Nënkontraktimi i proceseve të biznesit është një praktikë tregtare sipas së cilës nënkontraktohen palë të jashtme për të realizuar shërbime të caktuara për një kompani.

Në fillim, kjo praktikë u ndoq gjerësisht nga industria prodhuese, si p.sh. industria e pijeve freskuese, por tani gjen një zbatim më të gjerë. Në vitin 2019, vlera e tregut të BPO-ve, në nivel global, arriti vlerën e 92.5 miliardë dollarëve amerikanë. Tendencat parashikojnë një rritje pozitive, pasi në krahasim me vitin e kaluar (2018) madhësia e tregut është rritur me shtatë miliardë dollar amerikanë.

 

Cilat janë palët e përfshira?

 

  • Pala kontraktuese është Kompania e interesuar për një shërbim të veçantë.
  • Pala e kontraktuar është ose një person ose një kompani tjetër.
  • Kjo e fundit ka një staf të tërë të specializuar në atë shërbim.
  • Shërbimet e ofruara mund të jenë të një natyre të brendshme ose të jashtme.

 

Shërbimet e Ofruara

 

Pavarësisht nëse një ndërmarrje është e re apo operon prej vitesh në treg, ajo mund të mos ketë  burime njerëzore mjaftueshëm për të mbuluar të gjithë mirëmbajtjen e biznesit. Arsyet mund të jenë të natyrave të ndryshme: situata aktuale financiare, nevoja urgjente për një shërbim specifik – që nuk ofrohet ende nga kompania, ose thjesht sepse një shërbim i tillë nuk është ende pjesë e identitetit të firmës në treg. Sidoqoftë, arsyeja është ajo që ka më pak rëndësi. E rëndësishme është të dini se BPO ofron lehtësira në punët e biznesit. Por si?

Fillimisht kompania identifikon nevojat e saj për një shërbim të caktuar. Siç u përmend më parë, mund të ketë një natyrë të brendshme ose që lidhet me klientin:

  • Nënkontraktim për shërbime të brendshme: veprime kontabiliteti, Burime Njerëzore, operator Informatike.
  • Nënkontraktik që lidhet me klientin: qendrat e thirrjeve telefonike (Call Centers).

Shërbime alternative

  • Administrim
  • Shërbim klienti
  • Menaxhimi i Teknologjisë së Informacionit
  • Prodhimtari
  • Marketing dixhital
  • Kërkim Ligjor
  • Shitje
  • Mbledhje të dhënash
  • Analizë të dhënash

Pala e kontraktuar mund të kryejë vetëm një detyrë specifike (p.sh. kryen vetëm procesin e intervistimit për rekrutuesit e rinj), ose siguron plotësisht shërbimin e jashtëm (p.sh. shpall vendet e lira të punës, kryen intervistat, gjurmon orët e punës, llogarit dhe shpërndan pagesën).

 

Kategoritë e tjera

 

Një tjetër ndarje bëhet sipasnë vendndodhjes së BPO-ve:

  • Nënkontraktimi i brendshëm: pala e kontraktuar është në të njëjtin vend me kompaninë kontraktuese.
  • Nënkontraktim i një fqinji: pala e kontraktuar ndodhet në një vend fqinj me vendndodhjen e kompanisë kontraktuese.
  • Nënkontraktim i jashtëm:  palët janë në dy vende të ndryshme (ndryshe nga situatat e mësipërme).

Në terma biznesi,  nënkontraktimi i jashtëm  mund të haset gjithashtu si offshore outsourcing’. Koncepti mbetet i njëjtë.

 

Shembuj

 

Qendrat e Thirrjeve(Call Centers)  janë shembulli tipik i BPO-ve. Një kompani në Itali mund të kërkojë shërbimin e një qendër thirrjeje në Shqipëri. E njëjta kompani mund të punësojë një Hetues Kryesor (PI) në Kosovë për të bërë mbledhjen e të dhënave, dhe një tjetër në Hungari për t’i analizuar ato.

Një kompani ndërtimi në Tiranë mund të nënkontraktojë një Zyrë të Pasurive të Paluajtshme (gjithashtu në Tiranë) për të realizuar marketimin dhe shitjen për të gjithë produktet e firmës.

 

Pse të nënkontraktosh?

 

BPO-të ofrojnë mjaft lehtësira.

  • Më pak taksa. Një kompani mund të vendosë të nënkontraktojë shërbime nga një person / kompani e vendosur në një shtet me tatime mbi të ardhurat dhe kostot nominale të punës.
  • Ulje kostosh. Krijimi i një departamenti të tërë mund të ketë kosto ekonomike dhe financiare. Mund të kërkojë investime në pajisje, zgjerim zyre, paga për punonjësit dhe rekrutuesit e rinj për procesin e burimeve njerëzore. Në vend të kësaj, një kompani e ka më të lehtë të transferojë detyra të caktuara te një kompani ekzistuese e pajisur plotësisht, e cila do të paguhet për shërbimin e dorëzuar.
  • Një nënkontraktor, duke qenë i specializuar në punën e vetë, ndihmon kompaninë që të jetë më e përqendruar në pozicionin e saj në treg, sesa të merret  vetë me shërbimin e transferuar.
  • Kështu arrihet një performancë më e lartë, pasi kompania është më e përqendruar në tiparet e saj më të forta.
  • Fleksibilitet në të bërit biznes.
  • Nxit inovacionin. Personi / ndërmarrja kontraktuese mund të përdorë risitë më të fundit digjitale për të ofruar një shërbim të caktuar.
  • Aritja e zgjerimit në treg. Kjo arrihet kryesisht me anë të nënkontraktimit të jashtëm.

 

Legit këshillon:

Ndërsa lexoni këtë artikull,  ju – si një biznes – mund t’ju ketë kaluar ndërmend të nëkontraktimit një person/ kompani të jashtëm/e. Sigurisht që si proces është i dobishëm dhe efikase, siç përshkruhet më sipër, magjithatë merrni parasysh anën tjetër të monedhës – pengesat e jashtme. Në çdo rast, sigurohuni që të:

  • Analizoni nevojat e biznesit tuaj.
  • Llogarisni me kujdes koston e një punonjësi të ri përkundrejt një pale nënkontraktuese.
  • Gjithmonë hartoni një kontratë dhe një Marrëveshje Konfidencialiteti (NDA).
  • Kontrolloni nëse ka kosto të fshehura.
  • Verifikoni nëse ndonjë aspekt i kulturës së biznesit mund të shërbejë si  pengesë për marrëdhënien nënkontraktore.

BPO-të mund të jetë një zgjidhje e zgjuar për biznesin. Pavarësisht nga nevojat, ju mund të referoheni gjithmonë në Legit për të gjetur zgjidhje ligjore për biznesin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020