BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetCoca Cola, Sekreti Tregtar dhe Marrëveshja e Konfidencialitetit

June 24, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/06/Marreveshja-e-Konfidencialitetit.png

Mënyra më e mirë për të ruajtur një sekret është të mendosh se ai nuk ekziston.

– Margaret Atwood, Shkrimtare

Mënyra më e mirë për të ruajtur një sekret është të hartosh një Marrëveshje Konfidencialiteti.

– Legit

Çfarë e bën Coca Cola-n kaq të veçantë, përveçse marketimit të mirë?

 

Formula sekrete! 

Thonë se disa njerëz janë aq të fiksuar me gjetjen e përbërësve, sa blejnë vazhdimisht coca cola, vetëm për të bërë eureka në fund. 

Disa të tjerë, kryesisht sipërmarrësit e rinj, të pashqetësuar për sekrete shekullore, e jashtëzakonisht të fokusuar në industrinë e tyre, kanë përvetësuar mënyrën se si ‘shpikësit’ e recetës që i ka mbijetuar shekujve kanë mbrojtur formulën e tyre.

E thënë me fjalë të tjera: sipërmarrësit e rinj po i mbrojnë sekretet tregtare me marrëveshje konfidencialiteti.

Në artikullin e 6-të të serisë “Për çdo problem ligji e ka një zgjidhje, ndërsa ne në Legit kemi dy” do t’i përgjigjemi pyetjeve:

  1. Çfarë është një marrëveshje konfidencialiteti?
  2. Si ta mbroj një sekret tregtar?
Lexo këtu artikullin e parë të serisë: Një Statut për Regjistrimin dhe Platforma Legit.
Lexo këtu artikullin e dytë të serisë: Punonjësi u Largua Sot. Çfarë të Bëj?
Lexo këtu artikullin e tretë të serisë: Kontrata e Punës: Nëse Mund të Punësosh, Duhet të Kontraktosh
Lexo këtu artikullin e katërt të serisë: Letra e Kërkesës për Leje: Si të Kërkoj Pushime Vjetore?
Lexo këtu artikullin e pestë të serisë: Arti i të Bërit Biznes: 8 Arsye Pse të Duhet Një Plan Biznesi

 

1. Çfarë është një Marrëveshje Konfidencialiteti?

 

Marrëveshja e Konfidencialitetit (NDA) është një kontratë që krijon marrëdhënie konfidenciale midis Dhënësit dhe Marrësit të informacionit..

Me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Marrësi zotohet të mos zbulojë ose publikojë asnjë informacion të parashikuar në marrëveshje si ‘sekret’ ose ‘konfidencial’.

Ndër të tjera, Marrësi zotohet të mos kopjojë, modifikojë ose përdorë informacionin e marrrë në asnjë mënyrë apo formë, që nuk është autorizuar paraprakisht nga Dhënësi.

Marrëveshja e Konfidencialitetit lejon Dhënësin të kufizojë veprimtarinë e Marrësit nga zbulimet e mundshme të të dhënave, dhe e detyron Marrësin nga ana tjetër të mbajë sekret informacionin me të cilin vihet në dijeni, si dhe të parandalojë çdo situatë që mund të shkaktojë përhapjen e të dhënave.

 

Përse duhet përdorur Marrëveshja e Konfidencialitetit?

 

Ka disa arsye përse duhet përdorur një Marrëveshje Konfidencialiteti. 

Kryesisht, sepse i mundëson palëve përdorimin e informacionit konfidencial sipas një sërë kushtesh të lejuara. 

Zakonisht, Marrëveshja e Konfidencialitetit nënshkruhet krahas Kontratave të Punës apo Kontratave të Shërbimit, në mënyrë që Punëmarrësit të lejohen të kenë akses ndaj informacioneve për të përmbushur detyrat e tyre, duke mundësuar në të njëjtën kohë ruajtjen e informacionit sekret.  

Megjithatë, këto marrëveshje mund të përdoren edhe në rrethana të tjera: 

  • Paraqitja e modelit të biznesit ndaj investitorëve për mundësi financimi
  • Ndarja e informacionit privat në lidhje me funksionimin e një biznesi me investitorët e mundshëm
  • Ndarja e informacionit për klientët e një kompanie të caktuar
  • Ndarja e të dhënave dhe informacioneve të ndjeshme të përdoruesve, me kontraktorët dhe konsulentët për të ndihmuar në përmirësimin e performancës së një biznesi
  • Ndarja e informacionit me gazetarët përpara prezantimit të një produkti 
  • Lejimi i punonjësve të laboratorit të analizojnë të dhënat e pacientëve
  • Ndarja e informacionit me një publicist ose agjenci marketingu

Marrëveshjet e Konfidencialitetit janë mënyra më e sigurt për mbrojtjen dhe ruajtjen e informacionit konfidencial, ndaj situatave që mund të shkaktojnë zbulimin e padëshiruar të tij me palë të treta.

 

Çfarë duhet përfshirë në një marrëveshje konfidencialiteti?

 

Në mënyrë që informacioni i shkëmbyer të ruhet siç duhet, një marrëveshje konfidencialiteti duhet të përmbajë këto të dhëna:

  • Gjeneralitetet e palëve nënshkruese
  • Informacion nëse palët janë “individ” apo “kompani” 
  • Llojin e informacionit konfidencial objekt të marrëveshjes
  • Arsyen e shpërndarjes së këtyre të dhënave
  • Periudhën kohore për të cilën do të zbatohet marrëveshja
  • Një deklaratë që përcakton se si duhen përdorur të dhënat 
  • Çdo përjashtim nga marrëveshja

 

Çfarë mund të mbroj me një marrëveshje konfidencialiteti?

 

  • Idetë për shpikje ose produkte
  • Të dhënat private të përdoruesve
  • Planet dhe informacione sensitive të biznesit
  • Detajet e kontratave të nënshkruara midis palëve
  • Të dhënat e klientëve dhe informacione rreth shitjeve 
  • Informacione mbi çmimin
  • Sekretet tregtare
  • Të dhënat financiare

 

2. Si ta mbroj një sekret tregtar?

 

Mënyra më e mirë për të ruajtur një sekret është të hartosh një Marrëveshje Konfidencialiteti.

Çfarë është sekreti tregtar?

Përkufizimin e sekretit tregtar e jep Ligji nr.9947 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Sekreti tregtar përkufizohet si lloji i informacionit që për nga natyra e tij është i panjohur ose i paarritshëm për personat të cilët, pavarësisht se për shkak të punës së tyre të përditshme mund të kenë qasje ndaj tij, nuk mund ta zotërojnë atë, pasi mbajtësi i informacionit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për ta mbrojtur nga palët e treta. Prandaj, ky lloj informacioni mban një vlerë tregtare vetëm për faktin se ruhet si “sekret”.

Gjithashtu, ligji përcakton të gjitha situatat kur përvetësimi i sekreteve tregtare konsiderohet i ligjshëm, dhe ato kur përvetësimi është i paligjshëm.

Për shembull: Një sekret tregtar i ekspozuar teksa punonjësit po ushtrojnë të drejtën e tyre për informim – është i ligjshëm. Ndërsa, kopjimi i paautorizuar i informacionit, i cili është ligjërisht në posedim të mbajtësit të sekretit tregtar –  është i paligjshëm.

Më shumë rreth sekretit tregtar mund të lexosh këtu.

Për t’ju rikthyer mbrojtjes së sekretit tregtar me një marrëveshje konfidencialiteti.

Ashtu sikurse e përmendëm edhe më sipër, krahas kontratës kryesore që rregullon marrëdhënien e krijuar midis palëve, marrëveshja e konfidencialitetit duhet të përdoret për të mbrojtur informacionin që palët synojnë të ruajnë përgjatë marrëdhënies juridike të krijuar.

Te Legit ti mund të hartosh në 5 minuta një Marrëveshje Konfidencialiteti që garanton ruajtjen e sekretit tregtar dhe qëndrueshmërinë e sipërmarrjes tënde në treg.

Mjafton të ndjekësh këto hapa:

  • Përzgjidh “Marrëveshje Konfidencialiteti” nga libraria e dokumenteve ligjore
  • Harto marrëveshjen e konfidencialitetit

Marrëveshja e Konfidencialitetit te Legit të siguron ruajtjen e sekretit tregtar, sipas nevojave të tua. 

 

A e di se te Legit ti mund të hartosh të gjitha dokumentet ligjore e nevojshme për sipërmarrjen?

 

Libraria #legit:

 

  • Plani i Biznesit

Kontraktim të mbarë! 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020