BloguBurime LigjoreKontratat & TransaksionetDallimi i Dhurimit nga Sponsorizimi

September 8, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/09/Dallimi-i-Dhurimit-nga-Sponsorizimi.png
Çfarë është sponsorizimi? 

 

Sponsorizimi konsiston në dhënien pa shpërblim të një ndihme me karakter financiar dhe material ne favor të një subjekti fizik ose juridik, për kryerjen e një veprimtarie sociale dhe publike të caktuar nga sponsorizuesi. 

Nëpërmjet sponsorizimit mund të jepen ndihma financiare apo materiale për zhvillimin e veprimtarive me karakter:

  • Humanitar
  • Kulturor
  • Arsimor
  • Artistik
  • Shkencor
  • Sportiv 
  • Ekologjik 
  • Letrar
  • Enciklopedik 
  • Edukativ. 

Sponsorizimi merr fuqi juridike kur lidhet kontrata midis sponsorizuesit dhe përfituesit të  sponsorizimit. Zakonisht forma juridike me të cilën vishet kalimi i pronësisë, në këto raste është kontrata e dhurimit.

 

Cilat janë ngjashmëritë midis dhurimit dhe sponsorizimit?

 

Sponsorizimi ka disa kufizime juridike të cilat nuk ekzistojnë në rastin e dhurimit. Mund të thuhet se sponsorizimi është më afër dhurimit me kusht ose me barrë, por kushti ka një natyrë të veçantë. 

Sponsorizimi dhe dhurimi kryhen të dyja pa shpërblim, sepse çdo sponsorizim i kryer me qëllim realizimin e një përfitimi ekonomik nga ana e sponsorizuesit është i ndaluar. Ato kanë të njëtin qëllim humanitar, sepse me anë të tyre i jepet një ndihmë financiare apo materiale një subjekti të caktuar. 

 

Cilat janë dallimet e dhurimit me sponsorizimin?

 

Sponsorizimi dallon nga dhurimi në këto drejtime: 

  • Duke u nisur nga subjektet e tyre, sponsorizues mund të jetë vetëm një person fizik ose juridik, vendas, i huaj ose me kapital të përbashkët që ka cilësinë e tregtarit. Nuk mund të jenë sponsorizues subjektet buxhetore dhe ato që përfitojnë financime buxhetore. Ndërsa dhurimi nuk njeh asnjë kufizim përsa i përket personit që mund të paraqitet dhurues; 
  • Duke u nisur nga qëllimi për të cilën kryhen, sponsorizimi kryhet vetëm në favor të veprimtarive të parashikuara në ligj dhe nuk mund të kryhet per qellime të tjera. Ndërsa dhurimi mund të kryhet në favor të çdo lloj veprimtarie apo subjekti pa ndonjë kufizim juridik.
  • Kur sponsorizuesi eshte një subjekt fizik ose juridik që paguan tatim mbi fitimin, ai përfiton për shumën e sponsorizuar një shpenzim të zbritshëm deri në masën 4% të fitimit para tatimit. Kur subjekti paguan tatimin si biznes i vogël, shuma e sponsorizuar zbritet deri në masën 1% të të ardhurave të tatueshme. Dhurimi nuk ka lehtësira tatimore në favor të personit që kryen dhurimin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020