Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të zhvillojë në datën 23 qershor 2022, në orën 09:45, trajnimin me temë “Mbi ndryshimet e Kodit të Procedurës Civile”.
Për kë është ky trajnim?
Aktiviteti u drejtohet të gjithë avokateve dhe avokatëve shqiptarë.
Temat më të rëndësishme të diskutimit:
- Veprimet përgatitore, seanca përgatitore dhe seanca gjyqësore
- Gjykimi rishikues në Gjykatën e Apelit
- Gjykimi civil ne Gjykaten e Larte pas ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2016
Të dhënat për t’u bërë pjesë janë si më poshtë:
- Meeting ID: 810 3970 6764
- Passcode: 276823
Kohëzgjatja e trajnimit: 09:45 – 15:00