BloguBurime LigjoreDigjitalizimi i Organizatave Jofitimprurëse: Një Regjistër Elektronik për çdo Regjistrim

August 10, 20210

Në Shqipëri, organizatat jofitimprurëse themelohen dhe veprojnë në përputhje me ligjin Nr.8788 datë 7.5.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”. Në bazë të Ligjit,  668 organizatat jofitimprurëse që ofrojnë shërbimet e tyre në Shqipëri janë të organizuara si:

  • Shoqata
  • Fondacione, ose
  • Qendra.

Ato ofrojnë aktivitete jofitimprurëse në përputhje me qëllimin e krijimit të tyre. Me pak fjalë: edhe kur një organizatë jofitimprurëse (OJF) ushtron veprimtari ekonomike, të gjitha të ardhurat e fituara duhet të përdoren si mjet për të financuar realizimin e objektivave të tjerë të përcaktuar në statutin e asaj organizate.

Pavarësisht organizimit ligjor, të gjithë themeluesit e një organizate jofitimprurëse duhet ta regjistrojnë atë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Vetëm në këtë mënyrë, një organizatë jofitimprurëse mund të fitojë personalitet juridik.

Siç u përmend më sipër, numri i këtyre organizatave në Shqipëri është tashmë i konsiderueshëm. Për këtë arsye,  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë – për të lehtësuar procesin e regjistrimit të tyre – miratoi Ligjin Nr. 80/2021 “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”. Ligji i ri synon të sigurojë:

  • Më shumë transparencë në aktivitetin e OJF -ve
  • Digjitalizimin e procesit të regjistrimit
  • Modernizimin e bazës së të dhënave të OJF -ve
  • Qasjen e publikut në bazën e të dhënave elektronike.

Çfarë ka te re?

  • Regjistri elektronik

Çdo kërkesë për regjistrim, pavarësisht nëse paraqitet me shkrim apo në mënyrë elektronike, do të regjistrohet dhe ruhet në mënyrë elektronike.

  • Autoritetet

Regjistri i ri (elektronik) do të krijohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe do të administrohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.

  • Procedurat e Regjistrimit

E drejta për të regjistruar emrin e një OJF- je bëhet në bazë të parimit të përparësisë. Me fjalë të tjera, do t’i jepet aplikimit të parë ligjor për regjistrim.

Të dhëna të nevojshme për regjistrim:

  • Emri i OJF- së
  • Forma e organizimit
  • Data e themelimit
  • Të gjitha të dhënat e identifikimit të themeluesve
  • Adresa e organizatës
  • Qëllimi dhe fusha e veprimtarisë, dhe/ ose
  • Kërkesa të tjera ligjore, dhe
  • Dokumentet mbështetëse.

Një OJF fiton personalitet juridik ditën kur vendimi i gjykatës për regjistrimin e saj bëhet përfundimtar. Nga ky moment, organizata mund të regjistrohet në mënyrë elektronike në Regjistrin Elektronik të Organizatave Jofitimprurëse.

Sidoqoftë, në dosjen përkatëse të organizatës do të pasqyrohen elektronikisht jo vetëm regjistrimi fillestar, por edhe çdo ndryshim i mëvonshëm i të dhënat fillestare. 

Me anë të këtij regjistrimi, një numër unik identifikimi gjenerohet në mënyrë elektronike nga Gjykata kompetente. Ky numër është i rëndësishëm për identifikimin e organizatës:

  • Në regjistrin elektronik të OJF -ve
  • Si person i tatueshëm para autoriteteve tatimore qendrore dhe vendore
  • Për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
  • Për marrëdhëniet e punës
  • Për çdo qëllim tjetër statistikor dhe/ ose identifikues.

Çfarë pritet tjetër?

Ndryshimet e reja ligjore do të pasohen nga implementimi i:

  • Një Regjistri Elektronik Kombëtar (REK)
  • Digjitalizimi i të dhënave të reja dhe atyre të arkivuara të OJF- ve
  • Krijimi i një Sistemi të Menaxhimit të Informacionit (SMI)

Digjitalizimi nuk është një fenomen i ri në Shqipëri. Vendi ynë ka bërë disa ndryshime ligjore në mënyrë që të sigurojë një qasje më të mirë dhe më të shpejtë ndaj informacionit. Ju mund të lexoni më shumë për këtë këtu, ose mund të Regjistroheni në Legit për informacione të përditësuara mbi digjitalizimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020