Dimension HR është në kërkim të një kandidati për pozicionin Jurist” pranë një firme ndërtimi.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme që lidh kompania me klientët, furnitorët etj;
- Ndjek proçeset e ndryshme të administrimit dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti;
- Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
- Përfaqëson shoqërinë për çështje të ndryshme gjyqësore si rastet e ankimimeve, ndjekjen e negociatave etj.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Bachelor në Drejtësi;
- Të paktën 3 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil;
- Aftësi shumë të mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi;
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të ketë eksperiencë në prokurime publike;
- Të zotrojë shumë mire ”Paketën Office”;
- Të zotërojë në nivel të mire gjuhën Angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij sipas formateve të kërkuara.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë këtu.