BloguBurime LigjoreDita Botërore e Drejtësisë Sociale 2022: Drejtësi Sociale përmes Punësimit Formal

February 20, 20220

Drejtësia dhe padrejtësia fillojnë dhe mbarojnë me ty.

– Syed Muhamed Naquib al-Attas, Filozof

Dita Botërore e Drejtësisë Sociale është një ditë ndërkombëtare ndërgjegjësimi, jo një festë zyrtare. Prandaj, mendojmë se është e panevojshme të themi se sot nuk mund ta bësh pushim, dhe as nuk do të mund të paguhesh më shumë me arsyen se “ke punuar në ditë të konsideruar festë zyrtare”. Megjithatë, nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth pagesave në festat zyrtare, mund të lexoni këtë postim në blog. 

 

Konteksti

 

Më 26 nëntor 2007, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e shpalli  20 shkurtin si Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale.

 

Pse (duhet) të ndërgjegjësohemi rreth rëndësisë së Ditës Botërore të Drejtësisë Sociale?

 

Aktorët publikë dhe privatë luajnë një rol të madh në ndërgjegjësimin e komunitetit për rëndësinë e kësaj dite. Dhe nëse pyesni veten se si, përgjigjja është fare e thjeshtë: duke respektuar ligjin.

Qëllimi kryesor i kësaj dite është t’i japi zërin e duhur çështjeve që pengojnë arritjen e drejtësisë sociale në botë, një prej së cilave është edhe punësimi informal.

Punësimi informal nënkupton mosrespektimin e legjislacionit në fuqi, mungesën e kontratave të shkruara, pabarazitë në paga dhe mungesën e ndjekjes së praktikave jodiskriminuese në vendin e punës.

Punësimi joformal është tema e këtij viti për respektimin e Ditës Botërore të Drejtësisë Sociale. Të dhëna zyrtare tregojnë se më shumë se 60% e popullsisë së punësuar në botë, veçanërisht 2 miliardë gra, burra dhe të rinj, e fitojnë jetesën e tyre në ekonominë informale. Fatkeqësisht, shumica e njerëzve detyrohen të bëhen pjesë e tregut të ekonomisë informale jo me zgjedhje, por për shkak të mungesës së mundësive të punës në ekonominë formale.

Për këtë qëllim, promovimi i punësimit formal është një kusht i domosdoshëm për të reduktuar varfërinë dhe pabarazinë, për të promovuar punën e denjë, për të rritur produktivitetin dhe qëndrueshmërinë e sipërmarrjeve në tregr dhe për të zgjeruar shtrirjen e politikave qeveritare, veçanërisht në kohë krize.

 

 Çfarë mund të bëjmë sot?

 

Si punëdhënës, mund të ndërmerrni të gjitha veprimet e nevojshme, duke filluar nga hartimi i kontratave me shkrim, deri te ndjekja e planit kombëtar për stimulimin e punësimit, apo t’u mundësoni punonjësve që punojnë nga shtëpia, të njëjtat kushte pune si ata që punojnë nga zyra. Në çdo rast, nëse keni dyshime, mund të kontrolloni legjislacionin ose blogun e Legit për një përforcim të njohurive ligjore.

A e dini se me lançimin e Platformës sonë do të jeni në gjendje të krijoni dhe shkarkoni kontrata të automatizuara, kështu që po – ndoshta mungesa e kontratës së punës me shkrim nuk do të jetë më një problem.

Nuk duhet të keni frikë për çfarë bëni, për aq kohë sa është e drejtë.

– Rosa Parks, Aktiviste e të Drejtave të Njeriut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020