Burime LigjoreDita e Martin Luther King Jr

January 17, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/01/Navy-Blue-Illustrative-Happy-Martin-Luther-King-Jr.-Day-Instagram-Post.png
Kush ishte Martin Luther King?

 

Martin Luther King ishte një aktivist për të drejtat civile, i cili advokonte përdorimin e protestave jo të dhunshme për t’i dhënë fund ndarjes racore ndaj afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara. Vizioni i tij për barazinë, aktivizimin civil dhe fjalimet frymëzuese, e bënë atë një nga figurat më me ndikim në ndryshimin e jetës së afrikano-amerikanëve, njëherë e përgjithmonë.

Pse e festojmë 17 janarin si ditën e tij?

 

Dita MLK ka qenë një festë federale që nga viti 1986. Ajo nderon arritjet e King-ut, jetën dhe trashëgiminë e tij. Ajo festohet me marshime, parada dhe fjalime për të drejtat civile, ku marrin pjesë liderë politikë dhe aktivistë. Amerikanët e shohin atë si një festë shërbimi dhe festojnë duke u bërë vullnetarë të çështjeve të ndryshme.

Rëndësia e kësaj dite qëndron në faktin se ajo përkujton finalizimin e përpjekjeve të përjetshme të Martin Luther Kingut, i cili i kushtoi jetën e tij çështjeve sociale dhe bëri një kthesë të madhe në mënyrën e përqasjes dhe trajtimit ndaj afrikano-amerikanëve.

Çfarë besonte King?

 

Martin Luther King e shihte ligjin si një mundësi dhe si një pengesë gjithashtu. Ai besonte se ligjet që ndalonin protestat paqësore ishin pengesë ndaj arritjes së drejtësisë. King e shihte ligjin si një mundësi për të ndërtuar një jetë më të mirë, por që të vërehej efikasiteti i tij, normat ligjore  duhet shoqëruar gjithmonë me veprim shoqëror.

Në këndvështrimin e tij, mosbindja civile ishte çelësi për të arritur në negociata të drejtpërdrejta me qeverinë. Ai shprehej se ndryshimi shoqëror vjen vetëm nga mosbindja ndaj ligjeve të padrejta. Duke krijuar një akt masiv mosbindjeje, qeveritë nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bien dakord për ndryshimet që kërkon shoqëria.

Ne duhet të përfitojmë sot për të festuar barazinë, organizimin paqësor dhe për të reflektuar mbi mesazhet e King. Qoftë kjo ditë e përjetshme, dhe fjalimet e tij kumbofshin në zemrat e qytetarëve aktiv! 

“Ne nuk kemi vetëm përgjegjësi ligjore, por edhe morale për t’iu bindur ligjeve të drejta. E kundërta ndodh me ligjet e padrejta, ndaj tyre kemi vetëm përgjegjësi morale për të mos u bindur!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020