BloguLegal ResourcesNdërrmarrësi & TregtiDita Ndërkombëtare e Birrës: A e di se sa Pronësi Intelektuale ke në Shishe?

August 1, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/08/Dita-Nderkombetare-e-Birres.png

Dita Ndërkombëtare e Birrës festohet çdo vit në të premten e parë të gushtit.

Pavarësisht nëse e pëlqen artizanale apo të zakonshme, bjonde apo brune, të fortë ose të lehtë, shishja që ke në dorë është një minierë elementesh të pronësisë intelektuale (PI).

Shijojeni këtë lexim në një gllënjkë!

 

Image © La Trappe Trappist website

Një ndër birrat më të famshme në botë, e kryesisht në Belgjikë, është birra ‘La Trappe Quadrupel’, shija e së cilës është aq unike saqë njerëzit e krahasojnë kënaqësinë e të pirit me të dëgjuarit e muzikës së Bitëllsave (Beatles).

Pronësia Intelektuale në një shishe ‘Trappe Quadrupel’

Formula e fortë por e ngrohtë në shije mbrohet si sekret tregtar nga ligjet e pronësisë industriale.

Forma elegante e shishes

Ligjet e pronësisë industriale mbrojnë gjithashtu pamjen e një produkti, që ligjërisht njihet si dizajn industrial. Birrat e tjera Trappe kanë modele të tjera shishesh, që vijnë në forma dhe me ngjyra të ndryshme.

Një ndër elementët që e dallon një ‘Trappe Quadrupel’ nga birrat e tjera në treg është forma elegante e shishes së saj. 

Marka tregtare

La Trappe (emri i birrës) është një markë e regjistruar nën Sistemin e Madridit (Sistemi Ndërkombëtar i Markave Tregtare).

Megjithëse pijedashësit nuk gabojnë asnjëherë në identifikimin e varietetit më të fortë të një Trappe-je, një markë tregtare e mbrojtur e ndihmon konsumatorin të dallojë “La Trappe Quadrupel” nga birrat e tjera, apo çfarëdo lloj artikulli tjetër në treg.

‘Trappe Quadrupel’ është një nga nëntë birrat Trappe nën markën “Produkt Autentik Trappist” (ATP). Si e tillë, ajo tregon se:

  • Birra prodhohet në rrethinat e abacisë Trappiste, në Belgjikë.
  • Vetë murgjit e abacisë mbikëqyrin procesin e prodhimit të birrës.
  • I gjithë procesi i prodhimit bëhet duke ndjekur një protokoll të bazuar në filozofinë e komunitetit Trappist.
  • Fitimet nga çdo shitje shkojnë si kontribut për vazhdimësinë e traditës Trappiste dhe në vepra të ndryshme bamirësie.

Prandaj, herën tjetër që do të porosisni një Trappe Quadrupel, kujtoni se po shijoni më shumë sesa thjesht një birrë të zakonshme.

Freskia e një nate vere vjen e pasur në shije dhe histori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020