Burime LigjoreDita Ndërkombëtare e Birrës: Gëzuar për Pronësinë Intelektuale që mund të Gjeni në një Shishe!

August 7, 20210

E Premtja e parë e Gushtit shënon Ditën Ndërkombëtare të Birrës. Pavarësisht nëse e pëlqeni artizanale apo të zakonshme, bjonde ose ngjyrë kafe, të fortë ose të lehtë, shishja që keni në dorë është një minierë me elementë të pronësisë intelektuale (IP).

Shijojeni këtë lexim në më pak se një gllënjkë!

Birra e ilustruar është një nga më të famshmet në Belgjikë. Shija e Trappe-së është aq unike saqë njerëzit i lejojnë vetes të krahasojnë kënaqësinë e një gëlltitje me muzikën e Beatles.

Formula e fortë, por e ngrohtë në shije mbrohet nga ligjet e Sekretit Tregtar.

Forma elegante

Ligjet e Pronësisë Intelektuale mbrojnë pamjen e një produkti, që ligjërisht njihet si Dizajni Industrial. Birrat e tjera Trappe kanë modele të tjera (forma dhe ngjyra të ndryshme të shisheve).

Forma elegante e shishes është një nga elementët që e bëjnë Trappe Quadrupel kaq unike, megjithatë nuk është e vetmja.

Marka tregtare

La Trappe (emri i birrës) është një markë e regjistruar nën Sistemin e Madridit (Sistemi Ndërkombëtar i Markave Tregtare).

Dashamirët e birrës nuk gabojnë asnjëherë në identifikimin e varietetit më të fortë të një Trappe-je, megjithatë një markë e mbrojtur tregtare ndihmon klientin të dallojë “La Trappe Quadrupel” nga birrat e tjera, apo çfarëdo lloj artikulli tjetër në treg.

Quadrupel Trappe është një nga nëntë birrat Trappe nën etiketën “Produkt Autentik Trappist” (ATP). Si e tillë, ajo tregon se:

  • Birra gëzon filozofinë e komunitetit Trappist.
  • Është e prodhuar në rrethinat e abacisë Trappist-e, në Belgjikë.
  • Murgjit e abacisë mbikëqyrin procesin e prodhimit.
  • Fitimet nga çdo shitje kontribuojnë në vepra të ndryshme bamirëse dhe vazhdimësinë e traditës Trappist-e.

Prandaj, herën tjetër që do të porosisni një Trappe Quadrupel, mbani mend se po shijoni më shumë sesa thjesht një birrë. Freskia e një nate vere vjen e pasur në shije dhe histori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020