Burime LigjoreDita (Ndërkombëtare) e të Drejtave të Njeriut

December 10, 20210

Rutger Bregman ka shkruar një libër shpresëdhënës mbi natyrën e njerëzve – Njerëzimi, Një Histori Shpresëdhënëse, që nëse e lexoni do të ndryshoni këndvështrimin për njerëzimin, e do të bëheni më të  ndërgjegjshëm për rëndësinë e datës së sotme.

Duke cituar frazën tonë të preferuar nga libri – “Kur gjendemi përballë krizave, nën breshërinë e bombave apo përballë përmbytjeve, – ne njerëzit bëhemi më të mirë“, – ne nderojmë 73-vjetorin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, si një traktat që bashkoi Shtetet Anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara me prejardhje të ndryshme ligjore dhe kulturore, në një dokument të vetëm të njohur si themeli i ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 10 Dhjetor 1948 – si një detyrim për të krijuar ligje dhe për të ndërtuar kombe mbi parimet e  të drejtave të njeriut. Fundi i Luftës së Dytë Botërore i dha një mësim të ashpër shteteve që u gjend përballë përgjegjësisë për të krijuar një mjedis ligjor të ndërtuar mbi vlerat njerëzore, si një reflektim i gabimeve të së shkuarës.

Ne e kujtojmë rëndësinë e datën së sotme dhe të drejtat e njeriut me fjalët e një prej figurave më të shquara të OKB-së (Sergio Vieira de Mello) – “Janë standardet e të drejtave të njeriut që na tregojnë se cilat janë të drejtat themelore të të gjithë njerëzve që duhet të mbrohen nga ligji. Lufta e gjatë për drejtësi sociale frymëzohet nga dëshira për të jetuar në liri të plotë; dhe udhëhiqet nga dëshira për të ushtruar të gjitha të drejtat: civile, kulturore, ekonomike, politike dhe sociale”.

Gjithkush është përgjegjës të respektojë dhe të jetë avokat i të drejtave të njeriut, jo sepse e përcakton ligji, por sepse ato qëndrojnë në thelb të qenies sonë. Ndërsa Shtetet kanë marrë përgjegjësinë për t’i respektuar dhe promovuar të drejtat që në momentin e nënshkrimit të traktateve ndërkombëtare, vlerat e së cilëve janë bërë pjesë e ligjeve të brendshme.

A e di se Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është traktati më i përkthyer në botë?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020