Amerikanët kanë një Ditë Kombëtare për gjithçka.
Këtë 4 janar ama, nuk mund të mos festonim me ta ditën e një prej pjatave më të dashura në botë: atë të spagetit.
Për interesin tuaj: Dita Ndërkombëtare e Makaronave është më 25 tetor.
Pse të prisnim tetorin e ardhshëm për të festuar lumturinë në një pjatë? E bëjmë që sot!
Informacion i rëndësishëm
- Ky nuk është një postim për ushqimin, as Legit nuk është një blog për kuzhinën (siç e dini tashmë).
- Ne shkruajmë (kryesisht) për tema që lidhen me Pronësinë Intelektuale.
- Ky është një postim për Pronësinë Intelektuale, që lidhet me makaronat.
Fakte mbi pronësisë intelektuale të pastave dhe makaronave të tjera
- Makaronat e gjata, të holla, të forta dhe cilindrike janë krenaria e kuzhinës italiane.
- Ekziston një Organizatë Ndërkombëtare e Makaronave – e organizuar si një shoqatë jofitimprurëse – e dedikuar ndaj ndërgjegjësimit të konsumatorëve për vlerat dhe përfitimet e makaronave.
- Italianët kanë shpikur mbi 1.300 forma makaronash.
- Ka mbi 2.000 patenta për makineritë që prodhojnë makarona..
- Vetë forma e makaronave mund të jetë e patentueshme.
- Dizajni dekorativ i makaronave pappardelle është krijuar dhe patentuar nga Z. Aquilino Di Caro.
Më parë ju kemi dhënë disa këshilla ligjore mbi rëndësinë e patentimit. Për t’i përmbledhur, një patentë:
- Nxit dhe siguron inovacionin
- Mbron interesat aktuale dhe të ardhshme ekonomike të shpikësve
- Informon publikun për çdo shpikje të re
- Mbështet iniciativat teknologjike
- Siguron konkurrencë të ndershme në treg
- Stimulon zbatimin e ligjit
- Rrit produktivitetin
- Prezanton produkte dhe shërbime të reja.
Në këtë postim – duam t’a festojmë datën e sotme me një recetë makaronash duke përdorur llojin papardelle.
Ne i kërkuam Rimi Pulaj – një kuzhinieri të specializuar në pjatat me bazë produkte deti – të krijonte një recetë #legit për lexuesit tanë, duke përdorur një dizajn të patentuar makaronash.
Përbërësit
- Papardelle, 100gr
- Karkalecatë egër, 5 copë
- Brokoli, 30gr
- Hudhra, 1 thelpi
- Verë e bardhë, 50 ml
- Arrë moskat, 1gr
- Pistila e shafrani, 15 copë
- Kripë
- Vaj ulliri, 20 ml
- Majdanoz, 1 lugë
Përgatitja
Fillimisht tret pistilat e shafranit në 50 ml ujë. Më pas, në tiganin e nxehur shto vaj ulliri dhe një thelpi hudhër. Prit derisa të ndjesh një aromë të hudhrës së skuqur, e më pas hiqe thelpin e saj, dhe shto karkalecat e egër. Teksa karkalecat janë duke u skuqur, shuaji me verë të bardhë.
Ndërkohë që uji i makaronave është duke zierë, shto në të papardelet.
Shto brokolin në tigan, dhe sapo vera të avullojë, përzieji të gjithë përbërësit me pak ujë makaronash, për 2 minuta.
Më pas shto në tigan makaronat, pistilat e shafranit, kripën, arrën moskat dhe vazhdo trazo derisa të krijohet një masë kremoze.
Të bëftë mirë!
Nëse e provon recetën, na nis një foto të pjatës ose shpërndaje me hashtagun #legitpasta.