BloguBurime LigjoreDIVA

April 19, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/04/DIVA.png
Çfarë është DIVA?

 

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) është një formular vetëdeklarimi që plotësohet për llogari të Administratës Tatimore, me qëllim deklarimin e të ardhurave për arsye tatimi, nga:

  • Individët që janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë, që realizojnë të ardhura të tatueshme më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj.
  • Individët jorezidentë, të cilët krijojnë të ardhura të tatueshme më shumë se 2 000 000 (dy milionë) lekë, me burim në Republikën e Shqipërisë.
  • Individë që janë të punësuar në më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

 

Individë të përjashtuar nga detyrimi

 

Individë që realizojnë të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën e përgjithshme më pak se 2 000 000 (dy milionë) lekë. 

 

Ku dorëzohet DIVA?

 

DIVA dorëzohet në drejtorinë tatimore rajonale më të afërt me vendbanimin e tatimpaguesit, dorazi, me postë apo në rrugë elektronike.Elektronikisht mund të dorëzohet këtu.

Tatimpaguesi mund të emërojë me prokurë, përfaqësuesin e tij ligjor për t’i plotësuar apo dorëzuar deklaratën e tij. Ky veprim nuk nënkupton përjashtimin e tatimpaguesit nga përgjegjësia tatimore. 

 

Kur dorëzohet DIVA?

 

DIVA dorëzohet  jo më vonë se data 30 prill e vitit që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi. Ajo plotësohet me numrin e identifikimit personal në letërnjoftimin e individit, i cili shërben si kodi fiskal i individit.

 

Të ardhurat e tatueshme

 

  • Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit 
  • Të ardhurat bruto nga dividenti për pjesëmarrje në shoqëri tregtare apo veprimtaritë e biznesit;
  • Të ardhurat bruto nga qiraja 
  • Fitimet kapitale nga shitja e pasurisë së paluajtshme
  • Të ardhurat bruto nga interesa bankarë
  • Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet në tituj apo në pasuri të paluajtshme
  • Shuma bruto të fituara nga lotari apo lojëra të tjera të fatit
  • Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuri të tjera jomateriale
  • Fitim kapital nga dhurimi
  • Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

 

Shpenzime të zbritshme

 

  • Shuma e interesit bankar të kredisë së marrë, për shkollim për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari
  • Shpenzimet për mjekim për vete, apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor

 

DIVA përmban të dhëna për:

 

  • Të ardhurat bruto
  • Shpenzimet e zbritshme të kryera
  • Tatimet e paguara gjatë periudhës tatimore

 

Korrigjimi i gabimeve dhe Sanksionet 

 

Tatimpaguesi ka të drejtë të korrigjojë deri në 2 herë gabimet materiale, brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të deklaratës. Nëse korrigjimi bëhet më shumë se dy herë, ose ka pasaktësi në plotësimin e formularit, ndaj tij do të aplikohen sanksione administrative.  

 

Sanksione do të zbatohen edhe nëse:

 

  • Administrata tatimore konstaton raste të mosplotësimit në kohë të DIVA-s
  • Tatimpaguesi jep informacion të gabuar apo të rremë e të pakorrigjuar

 

Në çdo rast, tatimpaguesi duhet të mbajë një kopje origjinale ose fotokopje të njësuar nga institucioni lëshues i dokumentit që provon çdo të ardhur dhe shpenzim, të referuar në DIVA. 

 

E ardhura e tatueshme 

 

E ardhura e tatueshme e individit është diferenca ndërmjet totalit të të ardhurave bruto me shpenzimet e zbritshme, dhe të ardhurat nga punësimi.

Kliko këtu për formularët e DIVA-s. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020