Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiRespekto Diversitetin: Praktika Anti-diskriminuese në Vendin e Punës

September 7, 20210
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2021/09/Copy-of-Happy-Monday-Instagram-Story-2.png

Ndoshta ju jeni një individ- në kërkim të një eksperience të re pune ose një menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore që kërkoni të rekrutoni punonjës të rinj. Pavarësisht arsyes, jeni vetëm një klik larg nga gjetja e punës suaj të ardhshme, apo postimit të një vendi të lirë pune këtu në Legit.

 

Cilat janë pritshmëritë tuaja?

 

Në një postim të mëparshëm në blog, kemi folur shkurtimisht për rëndësinë që ka profesioni për disa njerëz (veçanërisht për ata që identifikohen me të). Nga ana tjetër, gjetjet nga studime të ndryshme tregojnë se punonjësit kanë më shumë gjasa ta identifikojnë veten me kompanitë që shfaqin përkujdesje. Kjo do të thotë që, përvec të tjerave, kompanitë duhet të marrin parasysh ndjekjen e politikave të fokusuara në përgjegjësitë sociale.

Përkundër sa u tha deri më tani, Legit është një platformë ligjore prandaj ne kujdesemi që biznesi juaj të veprojë në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar.

 

Unë jam tashmë në treg. Çfarë duhet të bëj?

 

Asnjëherë mos e nënvlerësoni konkurrentin dhe Ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

 

Kur?

 

Ligji përcakton se diskriminimi – i ushtruar në çfarëdo forme – është i ndaluar:

  • Në momentin e shpalljes së vendeve të lira
  • Gjatë procesit të rekrutimit
  • Përgjatë marrëdhënies së punës, dhe
  • Kur punëdhënësi kërkon të bëhet anëtar i sindikatave dhe të përfitojë nga lehtësitë e ofruara nga ky anëtarësim.

Prandaj – si punëdhënës – ju jeni të detyruar të:

  • Aplikoni, mbroni dhe promovoni parimin e barazisë dhe ndalimin e të gjitha formave të diskriminimit
  • Merrni masat e nevojshme për mbrojtjen e punonjësve
  • Merrni – nëse është e nevojshme – masa disiplinore për mbrojtjen e punonjësve
  • Përgjigjeni në mënyrë efektive dhe në kohë çdo ankese të marrë nga punonjësit tuajAfishoni në mjedise publike të vendit të punës, dispozitat përkatëse të ligjit, për të rritur ndërgjegjësimin midis stafit
  • Kërkoni këshilla ligjore për ta kuptuar më mirë ligjin.

 

Cili është kuadri ligjor për të cilin duhet të kem një kuptim të plotë?

 

Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe ata të huaj janë të barabartë para ligjit. Prandaj askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht pa një justifikim të arsyeshëm dhe objektiv.

Çdo formë diskriminimi – e parashikuar në këtë Kod dhe në legjislacionin e vecantë për mbrojtjen nga diskriminimi – është e ndaluar.

Diskriminimi përkufizohet si çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë, bazuar te:

  • Gjinia
  • Raca
  • Ngjyra
  • Etnia
  • Gjuha
  • Identiteti gjinor
  • Orientimi seksual
  • Bindjet politike, fetare ose filozofike
  • Gjendja ekonomike, arsimore ose shoqërore
  • Shtatzania,
  • Përkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore
  • Mosha
  • Gjendja familjare ose martesore, 
  • Gjendja civile
  • Vendbanimi
  • Gjendja shëndetësore
  • Predispozicioni gjenetik
  • Aftësitë e kufizuara
  • Përkatësia në një grup të veçantë, apo
  • Cdo shkak tjetër

në thelb të së cilit qëndron qëllimi, pengesa apo bërja e pamundur e ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si dhe  ligjet në fuqi.

Këshillë: Kini parasysh se mund të ndihmoni më shumë sec mendoni për të përmirësuar kulturën e punësimit në Shqipëri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020