Burime LigjoreNdërrmarrësi & TregtiDomain-i që Nuk u Bë Dot Pjesë e Pronësisë Intelektuale

February 6, 20220
http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2022/02/Gold-Meditation-Wellness-Yoga-Studio-Line-Art-Logo.png

Domain-i nuk është pjesë e pronësisë intelektuale?! JO!

Pronësia Intelektuale ndahet në dy fusha: 

 

  • E drejta e Autorit
  • Pronësia Industriale
E drejta e autorit dhe pronësia industriale marrin këto forma:

 

  • E drejta e autorit 
  • Të drejtat e lidhura me të drejtën e autorit
  • Patenta
  • Marka tregtare
  • Dizajni industrial
  • Treguesit gjeografikë
  • Emërtimet e origjinës
  • Modelet e Përdorimit
  • Sekreti Tregtar

Po nëse edhe domain-i është shumë inovativ? Përsëri jo, nuk i bëjmë ne ligjet. Ama, i interpretojmë! Prandaj domain-in që nuk u bë dot kurrë një element i pronësisë intelektuale, e bëmë temë ditë në Legit.   

Çfarë është një domain?

 

Domaini është adresa unike e një biznesi online, e cila mbart emrin tregtar të sipërmarrjes në zonën “.al”.

Çfarë duhet të kem parasysh për të regjistruar një domain?

 

Regjistrimi i një domain-i nuk duhet të shkeli të drejtat e pronësisë intelektuale, pavarësisht se domain-i nuk është pjesë e pronësisë intelektuale. Për ta thjeshtuar: Nuk mund të përdorësh si domain një emër që është i regjistruar si markë tregtare, pavarësisht se mbajtësi i kësaj të drejte mund të mos jetë prezent në hapësirën online. 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hartuar dy lista, përkatësisht:

Përpara përzgjedhjes së emrit të domaini-t duhet t’i njohësh mirë përmbajtjet e tyre, në mënyrë që përzgjedhja e emrit mos të refuzohet nga AKEP-i.

Shembuj emrash të ndaluar:
  • fyej.al  
  • lufte.al 
  • katil.al 
  • imarre.al 
  • skazot.al
Shembuj emrash të rezervuar
  • domain.al 
  • drin.al 
  • www.org.al 
  • www.com.al 
  • musinekokalari.al

Këtu mund të kontrollosh nëse emri i domain-it që do të regjstrosh është i lirë.

Detyrime të tjera:
Emri të jetë në  përputhje  me rregullat sintaksore

Emër  domain-i është  tërësia  e  një serie  karakteresh alfanumerike që  përfshin shkronjat nga A deri tek  Z, numrat nga  0 deri tek  9 dhe  shenjën  minus “-”.

Nga  pikpamja sintaksore  nuk mund të  regjistrohen emrat e domain-eve kur: 

  • Emrat përbëhen nga  një  karakter
  • Emrat fillojne  ose mbarojne me  minus “-”
  • Emrat përbëhen nga  më shume se  63 karaktere
  • Emrat fillojnë  me dy  karaktere  alfanumerike  të çfarëdoshme  të pasuara  nga dy  minuse(  formati “xy–”)
Domaini i regjistruar duhet të vendoset në përdorim 1 vit nga data e regjistrimit.

Regjistruesi i një domain-i duhet ta përdori atë brenda 1 viti, përndryshe emri i domaini-t të përzgjedhur prej tij kalon në gjendje të lirë dhe mund të rezervohet nga dikush tjetër.

Regjistrimi i domain-it bëhet nga subjekte të autorizuar:

Pagesa e regjistrimit të domain pranë AKEP është 5000 lekë për 5 vjet.

 

Sa zgjat procesi i regjistrimit?

 

Procesi i regjistrimit të një domain-i zgjat 3 ditë pune, nga momenti i paraqitjes së formularit të aplikimit. 

Formulari duhet plotësuar me të dhëna të sakta, në të kundërt, kthehet mbrapsht për t’u korrigjuar së bashku me mundësinë për ta dorëzuar përsëri të njëjtin formular – por vetëm një herë, dhe brenda 3 ditësh pune.

 

A mund ta regjistrojë dikush tjetër emrin e domain-it?

 

Afati 3 ditor garanton:

  • Mundësinë e korigjimit/ plotësimit të gabimeve
  • Rezervimin e emrit për domain 

Nëse pas këtij afati, nuk ke dërguar formularin mbrapsht, dhe dikujt tjetër (p.sh., konkurrentit) i shkon në mendje të përdori këtë emër për domain, mendojmë të gjesh një emër të ri!

Domaini nuk ka pse të jetë pjesë e pronësisë intelektuale (disa studiues të së drejtës mund të na kundërshtojnë këtu), për aq kohë sa është eficent për biznesin. 

Më poshtë mund të ndash mendimin tënd me ne, ose ta shpërndash këtë blog me miqtë e tu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020