Kuvendi i Republikës së Shqipërisë njofton se në Institutin Parlamentar , ka një vend të lirë pune në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm”.
Qëllimi i pozicionit të punës:
- Drejtimi strategjik i veprimtarisë së Institutit Parlamentar
- Sigurimi i shërbimeve dhe produkteve cilësore në fushën e kërkimit parlamentar, bibliotekës, botimeve dhe edukimit qytetar
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Planifikon dhe drejton veprimtarinë e Institutit
- Krijon kushtet që punonjësit e shërbimit të punojnë së bashku në bazë të parimeve të besimit reciprok dhe të bashkëpunimit, për të siguruar që puna në këtë shërbim kryhet rregullisht, e plotë, në kohë, dhe në mënyrë profesionale
- Përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e planit strategjik të Institutit
- I propozon Sekretarit të Përgjithshëm nxjerrjen e akteve administrative me qëllim mbarëvajtjen e punës dhe caktimin e përgjegjësive,
- Mbikëqyr dhe garanton zbatimin e akteve administrative
- Përgatit planin vjetor të punës së Institutit
- Propozon projektbuxhetin e Institutit si dhe bën rakordimet financiare me Shërbimin e Financës dhe Buxhetit
- Propozon përmirësimin e infrastrukturës në funksion të mbarëvajtjes së punës kërkimore
- Mbikëqyr dhe vlerëson proceset dhe produktet e punës të nëpunësve në varësi
- Zhvillon konsultime dhe ofron këshilla për deputetët në fushëveprimin e Institutit Parlamentar;
- Koordinon dhe bashkëpunon me shërbimet e tjera të Kuvendit për të siguruar shërbimet dhe produktet e kërkuara.
- Mbikëqyr bazën e të dhënave për shërbimet dhe produktet e Institutit Parlamentar;
- Vendos/ mban komunikimin dhe forcon bashkëpunimin me institucione vendase dhe ndërkombëtare për të siguruar shkëmbimin e informacionit të ndërsjelltë.
- Kontribuon dhe mbështet procesin e konceptimit, planifikimit, përgatitjes dher zhvillimit të programit orientues për deputetët e rinj, në bashkëpunim me shërbimet e tjera;
- Drejton organizimin e tryezave, diskutimeve, mbledhjeve informuese, trajnimeve, seminareve, konferencave, si dhe veprimtarive të tjera me audiencat parlamentare dhe jo-parlamentare;
- Miraton publikimin e produkteve të Institutit
- Ndjek zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare në fushat që mbulon Instituti dhe promovon qasje dhe metoda krijuese.
- Ndjek dokumentacionin përkatës të shërbimit dhe korrespondencën brenda administratës së Kuvendit
- Merr pjesë në procesin e rekrutimit të nëpunësve të Institutit Parlamentar.
- Përgatit dhe dorëzon raporte të punës pranë Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm dhe Këshillit Drejtues të Institutit.
- Përgatit e dorëzon pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore vlerësimin periodik të rezultateve individuale në punë të nëpunësve në varësi, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.
- Përcakton objektivat e punës për vitin pasardhës dhe përgatit planin e trajnimeve të Institutit në bashkëpunim me Shërbimin e Burimeve e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve.
- Zbaton detyra të tjera sipas nevojave të institucionit.
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë:
- Të jetë shtetas/e shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotrojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Ndaj tij/ saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
- Të ketë diplomë universitare të nivelit Master Shkencor në Shkenca Shoqërore dhe/ose Shkenca Ekzakte
- Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 10 vjet
- Të ketë njohuri në fushën studimore dhe kërkimore e provuar, preferohen punë kërkimore te botuara në fushën e politikave publike.
- Të ketë përvojë te vërtetuar në menaxhim, eksperienca në drejtimin dhe menaxhimin e ekipeve në një mjedis kërkimor përbën avantazh.
- Të kete njohuri të konsoliduara të gjuhës angleze dhe/ose franceze. Njohuri në gjuhe te tjera te Bashkimit Europian përbëjnë avantazh.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese (të shkruar dhe të folur).
- Të kete aftësi të spikatura në drejtimin dhe organizimin e punës.
- Të ketë njohuri të gjëra dhe të thelluara të proceseve të politikave, preferohet njohja dhe kuptimi i veprimtarisë së Parlamentit.
- Të ketë aftësi shume të mira në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të aplikimit si paketa Microsoft Office.
- Të jetë nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.
- Kanditatët nga jashtë shërbimit civil duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat e tjera përveç të qënit nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues.
Procesi i Aplikimit:
Kandidati/ja duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve të Kuvendit( Njësia Përgjegjëse), këto dokumenta:
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant,
- Një kopje të jetëshkrimit (CV);
- Fotokopje e diplomës
- Nëse aplikanti/ja disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai/ajo duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave
- Nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
- Certifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Fotokopje e letërnjoftimit,
- Vendimi i statusit “nëpunës civil i nivelit të mesëm drejtues”,
- Dëshmi penaliteti,
- Raport për gjëndjen shëndetësore.
Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 09.09.2021.