BloguBurime LigjoreE Ardhmja e Edukimit Ligjor: Teknologjia në Fakultetet Ligjore

August 25, 20210

Zhvillimi i Teknologjisë 

Në vitet e fundit ka pasur një zhvillim  të madh teknologjik. Mund të përmëndim shpikjen e internetit, evolimin e pajisjeve elektronike nga laptopët tek mini laptopët, tek tabletët dhe celularët. Përsa i përket fushës ligjore janë bërë të njohura sistemet e automatizimit të firmave ligjore, depozitimi elektronik, dhe përdorimi i mjeteve të  komunikimit digjital siç janë emailet, SMS-të dhe konferencat online.

Avokatët e sotëm janë duke implementuar ‘’zyra pa letra’’ dhe sistemet e menaxhimit të praktikës të bazuara në ‘’re’’ (cloud) duke zhvilluar praktikën virtuale ligjore dhe duke lehtësuar procedura me anë të shërbimeve të përgatitjeve të dokumentave ligjore online siç është ‘’Legit’’. 

Pavarësisht këtij zhvillimi teknologjik, lind pyetja: A e shohin sot akademikët teknologjinë si një mënyrë që studentët të shkëlqejnë në fushën e ligjit? 

Në fakt të dhënat e deri tanishme tregojnë se shumë profesorë të fakulteteve ligjore e shohin teknologjinë vetëm si një mënyrë për të arritur objektivë tradicionalë edukimi, por kjo nuk na bën pesimistë për adaptimet e ligjit dhe kurrikulave edukuese me teknologjinë.

 

Teknologjia Ligjore: Pranimi në Edukimin Ligjor

Teknologjia ligjore është aplikimi i teknologjive të reja në botën e ligjit, në mënyrë që të kryhen detyra që zakonisht bëhen nga avokatë ose nga stafi në një zyre ligjore nga algoritme softwerike. Ajo konsiderohet si një nënfushë e informatikës ligjore, pra si: 

  • studimi i strukturës dhe vetive të informacionit, 
  • aplikimi i teknologjisë në organizimin, ruajtjen, marrjen e informacionit dhe, 
  • përdorimin e informacionit në ambiente ligjore siç janë firmat ligjore, gjykatat dhe shkollat e ligjit. 

Aftësitë teknologjike konsiderohen si një avantazh për avokatët sot dhe të diplomuarit e rinj që do të kenë aftësi të tilla pritet të kenë përparësi në tregun e punës. Gjithashtu kompanitë teknologjike që i shërbejnë industrisë së ligjit kërkojnë të punësojnë juristë të diplomuar që zotërojnë aftësi teknologjike.

Në vitin 2014 u krye një sondazh ku morën pjesë 2,251 akademikë. Sondazhi ngrinte pyetjen nëse klasat online mund të arrijnë rezultate mësimore që janë të ngjashme me ato që arrihen në klasat në auditor. Në përgjithësi, 62% e akademikëve nuk ishin dakort, dhe pse shumë prej tyre kishin dhënë mësim online më përpara. Kjo tregoi ndër të tjera se akademiët e ligjit ishin skeptike ndaj përfshirjes së teknologjisë në fushën ligjore. 

Po këtë vit, në Mbretërinë e Bashkuar vetëm një numër i vogël universitetesh ofronin lëndë me zgjedhje mbi teknologjinë në praktikën juridike. Lëndët që kanë të bëjnë me çështje të juridiksionit të internetit, privatësia në epokën digjitale, krimi kibernetik, dhe çështje të tjera ishin tema që kishin kërkesë të lartë të jepeshin në universitete. Ndërkohë, lëndët  teknologjike për avokatët ishin të pakta. Përjashtim bënin disa universitete që ofronin në kurrikulat e tyre, lendë si:

 

Një Hap Drejt Teknologjisë në Fakultetet Ligjore

Nuk ka dyshim që edukimi ligjor ka ndryshuar me ardhjen e teknologjisë së informacionit. Kjo vërehet në krijimin e lëndëve të reja dhe ri-organizimin e lëndëve të vjetra. Kurrikula përfshin lëndët ligjore klasike dhe ato që trajtohen si thelbësore, por edhe te tilla lëndë që i mësojnë studentëve sesi teknologjitë e reja ndikojnë në ligj. Gjithsesi, shumë nga këto lëndë mbeten me zgjedhje për shumicën e studentëve. Universitetet në Mbretërinë e Bashkuar janë kritikuar për pasjën e pakët të politikave dixhitale të shkrim-leximit, ndryshe nga Australia. Përveç kërkimeve ligjore dhe mjeteve të marrjes së informacionit, shumë universitete kanë akses të limituar në teknologjitë që po ndryshojnë praktikën ligjore.

Gjithsesi, ka universitete që po shkojnë përpara duke promovuar përdorimin e teknologjisë më shumë në kurrikulat e tyre me anë të ri-organizimit të universitetit drejt temave të ligjit dhe teknologjive të reja.  Në Australi, Shoqëria Ligjore New South Wales’ ka marrë iniciativën që studentët të njihen me përdorimin e teknologjive të reja si analizimi i të dhënave përmes kodimit parashikues për zbulimin ose zgjidhjen e mosmarrvëshjeve. Studentët duhet të jenë të aftë të përdorin teknologjinë në karrierën e tyre të ardhshme dhe të ofrojnë ndihmë dhe shërbime sa më efikase për klientët e tyre që mund të kenë nevojë për këto shërbime. Të qënit njohës i mirë i teknologjisë dhe të paturit aftësi praktikë teknologjike është e rëndësishme për studentët e gjeneratës së re të profesionistëve ligjorë.

 

Rëndësia e Edukimit të Teknologjisë Juridike pas Pandemisë 

Pandemia kontriboi që shumë akademikë të ligjit ta kuptonin rëndësinë që ka teknologjia në fushën e ligjit. April Dawson, një profesoreshë në Shkollën Ligjore të Universitetit Qëndror të Karolinës së Veriut është shprehur se pandemia e ka rritur rëndësinë e edukimit të teknologjisë ligjore sepse gjatë pandemisë jo vetëm shkollat por dhe firmat ligjore, gjykatat dhe çdo njeri tjetër në profesionin ligjorish te i/e varur nga perdorimi i teknologjisë. 

Gjithsesi, dhe pse klasat në distancë do rrallohen, rëndësia e departamenteve ligjore të korporatave që priren ndaj teknologjisë do ti shtyjë shkollat ligjore që ti pajisin studentet me njohuritë teknologjisë ligjore. Këto klasa do të fokusohen në çështje të praktikës dhe në marrëdhënien me klientët. Profesoreshë dhe drejtoreshë e aplikimit të inovacionit në ‘’Universitetin e Kalifornisë dhe Kolegjit Ligjor Hastings’’, Alice Armitage, thotë që studentët interesohen jo vetëm për klasat se si të fillojnë një kompani ligjore por dhe për informatike ligjore, operacionet ligjore (legal ops), dhe ndikimin që ka teknologjia. Ka më shumë interes në operacionet ligjore dhe në aksesin në drejtësi sesa në praktikën në firmat ligjore. Është e rëndësishme që studentët të gjejnë mundësi punësimi kur të diplomohen, dhe për këtë arsye universitetet do vazhdojnë të shtojnë lëndë për teknologjinë ligjore në kurrikulat e tyre

Për fat të keq, zhvillime të tilla nuk ekzistojnë në asnjë nga institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe Kosovë. Zhvillimet pandemike dhe post-pandemike duhet të shërbejnë si këmbana për institucionet arsimore që po edukojnë gjeneratën e re të profesionistëve të ligjit. Nëse njihni ndonjë incentivë legaltech në rajon – na informoni tek info@legit.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020