Burime LigjoreE Drejta e Autorit

April 1, 20210

E Drejta e AutoritÇfarë është e drejta e autorit?

E drejta e autorit është një mjet ligjor që i siguron krijuesit të një vepre arti ose letërsie, ose një vepre që përcjell informacione ose ide, të drejtën për të kontrolluar se si përdoret vepra.

E drejta e autorit ka të bëjë me mbrojtjen e punës së intelektit njerëzor. Fusha e të drejtës së autorit është mbrojtja e veprave letrare dhe artistike. Këto përfshijnë shkrime, muzikë dhe vepra të arteve figurative, të tilla si piktura dhe skulptura, dhe vepra të bazuara në teknologji siç janë programet kompjuterike dhe bazat elektronike të të dhënave.

 

 

Çfarë të drejtash jep e drejta e autorit?

E drejta e autorit u jep autorëve një seri të drejtash të paprekshme, ekskluzive mbi punën e tyre, të tilla si:

  • e drejta e riprodhimit – e cila është e drejta për të bërë kopje të një vepre të mbrojtur
  • e drejta e shpërndarjes – e cila është e drejta për të shitur ose shpërndarë kopje për publikun
  • e drejta e krijimit të përshtatjeve ose të veprave derivative – e cila është e drejta për të përgatitur vepra të reja bazuar në veprën e mbrojtur
  • të drejtat e performancës dhe shfaqjes – të cilat janë të drejta për të kryer një vepër të mbrojtur, siç është shfaqja në skenë, ose për të performuar një vepër në publik.

 

Kush gëzon të drejtat e autorit?

Të drejtat e autorit mund të ushtrohen vetëm nga autori ose nga një person ose entitet të cilit autori i ka transferuar të gjitha ose një pjesë të të drejtave të tij/ saj.

 

Çfarë mbrohet dhe nuk mbrohet nga e Drejta e Autorit?

E drejta e autorit mbron veprat; pra, shprehjen e mendimeve. Nuk mbron idetë. Imagjinimi i një historie të caktuar nuk mbrohet nga e drejta e autorit. Për shembull, një histori rreth një burri dhe gruaje që bien në dashuri, megjithë pengesat e familjes dhe klasave, nuk do të mbrohej. Ajo çfare mbrohet nga e drejta e autorit do të ishte shprehja e kësaj historie në një përmbledhje, ose në një tregim të shkurtër, ose në një shfaqje. Shkrimtarë të tjerë mund të ndërtojnë histori të reja bazuar në histori të ngjashme.

 

Baza ligjore: Ligji Nr. 35/2016 Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020