Burime LigjoreKontratat & TransaksionetNdërrmarrësi & TregtiE Drejta për Punë dhe Kontrata e Punës

July 19, 20210

E drejta për punë është një e drejtë kushtetuese e sanksionuar në Nenin 49 të Kushtetutës. Ky Nen garanton të drejtën e fitimit të jetesës në mënyrë të ligjshme, lirinë e zgjedhjes së profesionit, vendit të punës apo kualifikimit professional. Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë punë, të punësohet sipas një marrëvëshjeje të ligjshme dhe të zgjedhë lirisht profesionin që dëshiron. Burim i të drejtave dhe detyrimeve të punës janë Konventat e Organizates Ndërkombëtare të Punës të ratifikuara në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu Kodi i Punës është i bazuar në parimet kushtetuese dhe kjo vërehet në Nenet 8,9,10,32,115,146, etj.

Kontrata individuale dhe kolektive rregullojnë marrëdhëniet e punës midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, sipas dakortësisë që ata kanë midis tyre.

Si bëhet mbrojtja e të drejtave në punë? 

Në mënyrë që punëmarrësi të njihet me të drejtat e tij/saj,është e nevojshme që ai/ajo të pajiset më dokumentet përkatëse të cilat duhet të përfshijnë: 

  • Nenet që i përkasin të drëjtave të punëmarrësve dhe komente mbi këto të drejta,
  • Të drejtat që mund të parashikohen në kontratën individuale të punës, dhe 
  • Të drejtat që mund të përfshihen në kontratën kolektive të punës, sipas rastit dhe llojit të punës. 

Mbrojtja e të drejtave të punës mund të bëhët dhe me anë të konsultimit me specialistë sic janë avokatët, juristët, ekonomistët etj. Mënyrë tjetër efikase e mbrojtjës së të drejtave te punës është dhe përfshirja në sindikata apo organizata të punëmarrësvë në mënyrë që të konsultohen për të drëjtat dhe dëtyrat e tyre në punë. Përpara nënshkrimit të kontratës, është shumë e rëndësishme që punëmarrësi ta lexojë me kujdës kontratën e punës dhe legjislacionin e punës. Në rast paqartësie, duhët të konsultohet me punëdhënësit apo me përfaqësuesin e tij ligjor, apo dhe me sindikatën që bën pjësë. 

Punëmarrësi duhet të mbajë një kopje të kontratës mbasi ajo është nënshkruar nga të dy palët. Çdo faqe e kontratës duhet të nënkshruhet, përfshirë dhë anekset – për të garantuar njohuri të të gjithë përmbajtjes. Ligji jep mundesinë që punëmarrësi të nënshkruajë një kontratë të shkruar në mënyrë që mbrojtja e interesave të palëvë të jëtë më e thjështë.

Cfarë mjetesh ligjore mund të përdorë punëmarrësi që të nënshkruajë kontratën e punës?

Punëdhënësi duhet të lidhë kontratën e punës me punëmarrësin me shkrim. Mungesa e një kontrate të shkruar ndëshkohet nga ligji. Gjithsesi, nuk mund të cënohet vlefshmëria e kontratës dhe nësë nuk është lidhur më shkrim sepse midis palëvë ka një marrëdhënie punësimi dhe rrëgullat e kontratës janë të përcaktuara nga lëgjislacioni i punës. Kjo siguron një mbrojtje për punëmarrësin. Në rast kur punëdhënësi refuzon të lidhë kontratën me shkrim, atëhërë punëmarrësi mund të njoftojë institucionin publik përgjegjës të qarkut ku punëmarrësi kryen punën apo Inspektoratin Shtetëror Rajonal të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) dhe ta raportojë atë. Ky raportim mund të bëhet dhe nga sindikata në të cilën punëmarrësi bën pjësë.  Sanksioni që i vendoset punëdhënësit, sipas ligjit për mospërpilimin me shkrim të kontratës së punës, sipas afatit të vendosur me ligj (Neni 202 i Kodit të Punës) është deri në tridhjëtë fishin e pagës minimale në shkallë vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020