PunësimEkipi Mbrojtës i Hashim Thaçit: Thirrje për Praktikantë

November 10, 20210

Ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit është në kërkim të një praktikanti ligjor për çështjen Nr. KSC-BC-2020-06 pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kohëzgjatja:

  • 6 (gjashtë) muaj (duke filluar sa më shpejt)
  • Kohë e plotë

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në drejtësi
  • Preferohet: specializim në të drejtën penale/ të drejtën penale ndërkombëtare
  • Aftësi të mira në kërkim ligjor
  • Aftësi të mira të të mësuarit shpejt 
  • Zgjidhës problemesh
  • Aftësi të mira të punës në grup, me një farë mase pavarësie
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Preferohet: njohje e mirë e gjuhës shqipe

Detyrat:

  • Kryen hulumtim ligjor dhe kërkim jurisprudence
  • Ofron menaxhim administrativ për çështjen
  • Mirëmban sistemet elektronike dhe fizike
  • Organizon dhe ruan informacionin dhe dëshmitë
  • Ndihmon në organizimin dhe analizimin e provave të çështjes
  • Kryen detyra të tjera sipas udhëzimeve nga avokati dhe/ose menaxherët e çështjes

Nëse jeni të interesuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe disa rreshta që tregojnë përputhshmërinë e profilit tuaj me këtë pozicion, në adresën c.loiero@protonmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020