PunësimEkspert Lokal për të Drejtat e Autorit te OSBE

August 30, 20210

Misioni i OSBE-së në Prishtinë, Kosovë kërkon të punësojë një ekspert lokal në shkeljen e të drejtave të autorit – pronësinë intelektuale dhe mbrojtjen e markave tregtare (SSAs).

Eksperti duhet të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me legjislacionin që mbron të drejtën e autorit, pronën industriale, mënyrat dhe llojet e shkeljes së të drejtës së autorit, si dhe mënyrat për të hetuar veprat penale që cenojnë këtë të drejtë.

 

Trajnimi do të mbulojë:

  • Përkufizimin e pronësisë industriale, e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me to;
  • Standartet dhe zhvillimet ndërkombëtare në fushën e pronësisë intelektuale;
  • Dimensionet ekonomike të pronësisë intelektuale;
  • Çështjet globale të pronësisë intelektuale.
  • Kornizën legjislative dhe situatën aktuale në Kosovë

 

Trajnimi do të ofrohet për 20 pjesëmarrës, të përbërë nga:

  • Përfaqësues të Policisë së Kosovës (mbikëqyrës dhe hetues të nivelit të parë)
  • Prokuroria
  • Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe
  • Administrata Tatimore në Kosovë (ATK)

 

Kohëzgjatja e Detyrës:

Tre ditë pune.

Eksperti do të jetë përgjegjës për:

  • Zhvillimin e metodologjisë dhe materialeve të trajnimit në konsultim me menaxherin e aktivitetit dhe dhënien e agjendës, materialeve të trajnimit – prezantimin dhe studimet e rasteve para trajnimit;
  • Ofrimim e një trajnimi dy-ditor mbi temat: përcaktimi i pronësisë industriale, e drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me to; Zhvillimet ndërkombëtare në fushën e pronësisë intelektuale; Dimensionet ekonomike të pronësisë intelektuale; Çështjet globale të pronësisë intelektuale.
  • Identifikimin e boshllëqeve të mundshme legjislative dhe paraqitjen e rekomandimeve që duhet të merren parasysh nga institucionet përkatëse në Kosovë.
  • Kryerjen e një vlerësimi para-trajnimit për të kuptuar njohuritë paraprake të pjesmarrësve mbi temat e përfshira në trajnim, në mënyrë që të hartohet një strategji e përshtatshme për trajnimin.
  • Kryerjen e një vlerësimi pas trajnimit për të përcaktuar nëse trajnimi ishte i dobishëm për pjesëmarrësit dhe për të identifikuar ndonjë veprim të nevojshëm pasues.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Bachelor në Drejtësi ose fushë të ngjashme me fokus në patentat dhe pronësinë intelektuale;
  • Së paku 5 vjet përvojë përkatëse në fushën e pronësisë intelektuale dhe patentave;
  • Përvojë e dëshmuar në dhënien e kurseve të specializuara në kontekstin e pronësisë intelektuale;
  • Njohuri mbi legjislacionin, praktikat ligjore dhe institucionale të Kosovës dhe ato ndërkombëtare në fushën e PI. 
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Ndjeshmëri kulturore dhe gjykimi racional profesional.

Për të aplikuar për këtë pozicion duhet të plotësoni formularin e aplikimit të OSBE-së në internet, i cili gjendet në https://jobs.osce.org/vacancies

Data e Mbylljes së aplikimeve: 31 gusht 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

http://blog.legit.al/wp-content/uploads/2020/12/logit-white-red-icon.png
Tirana, Albania & Pristina, Kosovo
+ 355 69 634 0059
info@legit.al

Follow us:

STAY INFORMED

Subscribe


Legit.al. Calls may be recorded for quality and training purposes.

Copyright © Legit 2020