Misioni i OSBE -së në Kosovë po kërkon një Ekspert Ndërkombëtar në të Drejtat e Njeriut dhe Procesin e Ndalimit
Eksperti ndërkombëtar do të japë online një trajnim katër-ditor për 20 punonjës të shërbimit korrektues, mbi pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në paraburgim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillon metodologjinë dhe materialet e trajnimit në konsultim me Seksionin e Zhvillimit dhe Monitorimit të Policisë të Misionit (PDMS), dhe dorëzon agjendën, prezantimet, ushtrimet dhe studimet e rasteve tek PDMS para trajnimit
- Ofron një trajnim katër-ditor online mbi pajtueshmërinë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në paraburgim
- Harton raporte dhe rekomandime vlerësuese pas trajnimit dhe rekomandime për veprime të mëtejshme
Dorëzimet
- Dorëzon tek menaxheri u aktivitetit axhendën e trajnimit, prezantimet, ushtrimet dhe rastet studimore për trajnimin në formë elektronike
- Ofron një trajnim katër-ditor online për oficerët e korrigjimit
- Kryen vlerësimin para dhe pas trajnimit të pjesëmarrësve
- I paraqet menaxherit të aktivitetit PDMS një raport përfundimtar të konsulencës që përfshin rezultatet e vlerësimit para dhe pas trajnimit të pjesëmarrësve, trajnimin në përgjithësi dhe rekomandimet për veprime të mëtejshme
Kualifikimet e nevojshme
- Diplomë universitare në drejtësi, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të tjera të ngjashme
- Të paktën dhjetë vjet përvojë përkatëse në fushën e të drejtave të njeriut me fokus në paraburgim
- Përvojë me trajnimin e personelit të paraburgimit në çështjet e të drejtave të njeriut
- Kuptim i shkëlqyer i standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut në lidhje me paraburgimin
- Aftësi të shkëlqyera lehtësuese dhe prezantuese
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (niveli: profesional)
- Preferohet të jetë një anëtar/e aktiv/e ose ish anëtar/e i/e Nënkomitetit për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimeve ose Ndëshkimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese (OKB OHCHR SPT), Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor ose Degradues (CPT) , ose pjesë e ndonjë organi tjetër që monitoron ndalimin
- Njohuri të mira të legjislacionit Kosovar
Afati i fundit i aplikimeve: 08.09.2021
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të vazhdojnë me procedurat e aplikimit duke ndjekur këtë link.